Sport

Superliga e Kosovës: Feronikeli mposhti Malishevën, Liria Fushë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 27 April 2024

Derisa skuadra nga Drenasi ka mposhtur Malishevën, ajo nga Prizreni ka triumfuar ndaj Fushë Kosovës.

Në Drenas pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur pa gola.

Skuadra e drejtuar nga Shefki Kuqi ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë me golin e Avdylit. Pas vetëm dy minutash Malisheva e ka barazuar rezultatin me golin e Hazrollajt.

-Advertisement-

Në minutën e tetëdhjetë e pestë Feronikeli ka realizuar edhe njëherë, për të arritur që t’i marrë tri pikët e plota.

Në Fushë-Kosovë të dy golat janë shënuar në dyzet e pesë minutëshin e parë.

Gjumsi dhe Ekpai kanë shënuar për prizrenasit.

Tabela e Superligës vazhdon të kryesohet nga Ballkani, që ka mbledhur gjashtëdhjetë pikë.

Edhe pse kanë fituar ndeshjet e sotme, Feronikeli dhe Liria nuk gjenden në pjesën e sipërme të tabelës. Skuadra nga Drenasi është në vendin e tetë me tridhjetë e katër pikë, ndërsa ajo nga Prizreni në vendin e dhjetë me katërmbëdhjetë pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera