Visar Ymeri i del në mbrojtje Albin Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 27 February 2020
Ish-kryetari i VV’së, Visar Ymeri, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kuti, për heqjen me kushte të taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovines.
Ymeri thotë se ky është vendim i duhur, por që mënyra se si është arritur ky vendim është më e keqja e mundshme.
“Përfundimisht tarifa ndaj Serbisë po hiqet. Ky është vendim i duhur. Natyrisht që bashkërendimi i politikave tona shtetërore me miqtë tanë, e veçanërisht me ShBA-të, për sa i përket Dialogut me Serbinë është i domosdoshëm”, shkruan Ymeri në Facebook.
“Por mënyra se si u hoq taksa përfshirë kohën që mori sjellja e këtij vendimi nga Kryeministri është më e keqja e mundshme. Është tejet e dëmshme për vendin tonë që të kundërshtojmë për një kohë të gjatë për të lëshuar pe pastaj pas asnjë përfitim. Aq më tepër kur krerët institucional flasin fjalë të mëdha për t’i harruar ato të nesërmen. Kjo sjellje e Kryeministrit Kurti i përngjason sjelljes së Thaçit kur ishte kryeministër (p.sh. për Fusnotën) duke i thënë disa JO të vogla drejt PO-së së madhe”, shton ai.
Sipas Ymerit, kjo sjellje e bën shtetin e Kosovës “joserioz”.
“Një sjellje e tillë e bën shtetin jo serioz. Çfarëdo kërkese e kushtëzimi i mëpastajmë nuk kanë më vlerë, meqë kështu (edhe) ky Kryeministër po e dëshmon që nuk i qëndron fjalës së dhënë. Përndryshe çfarë kuptimi ka të thuhet dje se taksa hiqet kur vendosen masat e reciprocitetit, e pastaj të hiqet taksa sot pa u vendosur masat e reciprocitetit”, shkruan ai.
“Kjo nuk është ndryshe me atë çfarë kemi parë deri tash në qeverisje. Praktikisht kjo sjellje thotë: po na thonë miqtë ndërkombëtar e nuk kemi zgjidhje tjetër. Qeverisja ndryshe do të merrte vendime në të mirë të vendit për shkak se e ka detyrë, e jo si rrjedhojë e presionit që vjen nga jashtë. Aq më tepër që (edhe) në këtë rast duket që qëndrimi në pushtet (gjykuar nga kërcënimet nga LDK) të ketë qenë një arsye e fortë prapa vendimit. Me të njëjtat arsyetime mund të hiqet dorë nga secili premtim e zotime”
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...