Kërkohet dorëheqja e drejtorit të Policisë, Rashit Qalajt, shefit e inspektorit të AKI-së
Autori: Halil Berisha 10:22 | 11 February 2020
Ditëve të fundit, një skandal në Policinë e Kosovës u bë publik.
Kjo fillimisht pasi Inspektorati Policor i Kosovës arrestoi disa hetues të lartë të Krimeve Ekonomike të rajonit të Prishtinës, të dyshuar për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan gazeta inFokus.
E një ditë pas kësaj, vet Policia e Kosovës arrestoi për të njëjtin rast një zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Krejt kjo ngjarje ka bërë që tash të kërkohet edhe dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt.
Kjo edhe pas raportimeve se me ndihmën e Qalajt, shteti i Shqipërisë mori gazin lotësjellës nga Kosova dhe e përdori në protestat e opozitës atje, pavarësisht se një gjë e tillë është e jashtëligjshme.
“IKSN, përkatësisht drejtoria për siguri, është duke përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë e sidomos ata ne punën policisë së Kosovës”, ka thënë për Gazetën inFokus, Bedri Elezi, nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare.
“Ne si IKSN, mendojmë se pas zhvillimeve të fundit të drejtorisë për krime ekonomike, ku janë arrestuar 5 zyrtarë nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe përfshirjes së policisë së Kosovës së Kosovës në shitjen gazit lotsjellës me policisë shqiptare, drejtori i Policisë së Kosovës Rasishit Qalaj duhet te jap dorëheqje, dhe kështu ti hap rrugë reformave ne polici”, ka thënë Elezi.
Në intervistë për gazetën inFokus, Elezi gjithashtu ka përmendur se veç gjatë vitit 2019 kishte 41 polic të arrestuar, e që është shifra më e madhe në rajon e Evropë.
“Vetëm në vitin 2019 kemi pasur 41 arrestime të zyrtarëve policor, shifër e cila është më e madhja në rajon dhe Evropë, ky fakt tregon se ka dyshime të bazuara se policia e Kosovës, mund të jetë thellë e inkriminuar në krime”.
E tash që në pushtet erdhi Vetëvendosje, kjo në programin e saj qeverisës me LDK-në kanë premtuar edhe procesin e vetingut për institucionet e sigurisë e drejtësisë në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.
Që kjo të ndodhë, Elezi thotë që duhet të dorëhiqen edhe drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi, e Inspektorit të Përgjithshëm, Burim Ramadanit.
Kjo pasi këta u emëruan nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ish-kryeministri Ramush Haradianaj pasi ky i fundit kishte dhënë dorëheqje, shkruan gazeta inFokus.
“Po ashtu ne si IKSN mendojmë se edhe drejtori dhe Inspektori i përgjithshëm i AKI- së të japin dorëheqje, ngase dihet se janë emëruar në kundërshtim me ligjin për AKI-në, e kështu të krijohet mundësia për fillimin e vetingut në gjitha institucionet e zbatimit te ligjit”, ka thënë Elezi
“Proceseve integruese në BE, duhet të ju paraprijnë reformat në fushën e sigurisë, si garancë e funksionalizimit të këtyre proceseve. IKSN mendon se edhe partneret ndërkombëtarë sidomos ShBA, janë shumë të interesuar për këto ndryshime, kështu të kthehet besimi se edhe në Kosovë mund te kemi një të ardhme të sigurt, garanci e cila mund të ndaloj eksodin e fuqisë punëtore. Siguria e cenuar nga institucionet e zbatimit të ligjit, ka krijuar edhe pasigurine ekonomike e cila është sfida kryesore e Kosovës për 5 vitet e ardhshme”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...