Policët ende pa sigurime shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 29 January 2020
Sami Thaçi është polici i 21 i cili ra në krye të detyrës. Ai e humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues gjatë bastisjes në një shtëpi në fshatin Zhur, ku mbetën të plagosur edhe dy policë të tjerë.
Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani 21 zyrtarë të saj kanë humbur jetën në krye të detyrës. Rasti i parë është regjistruar në shtator të vitit 2001, kurse e fundit ajo mbrëmshmja në aksionin antidrogë në Zhur.
Përkundër rrezikuat me të cilën ballafaqohen policët në Kosovë, këta të fundit vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor, edhe pse kërkesa për një gjë të tillë është kamotshme.
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka thënë se të gjitha rastet deri më tash, sikur edhe rasti tragjik i mbrëmshëm, janë dëshmi se urgjentisht, institucionet e vendit duhet ta zgjidhin këtë çështje jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës.
Tasholli tha se është e papranueshme që 21 policë të Kosovës kanë rënë në krye të detyrës.
“Tani bëhen 21 policë që kanë vdekur në detyrë me këtë që na ndodhi mbrëmë, është shumë e pa pritshme për neve, shumë e prekshme për neve që në këtë periudhë ne si shtet kaq i ri me një popullatë kaq të vogël me një gëzim që kemi pritur lirinë tonë dhe të vriten policët në krye të detyrës nga vetë populli jonë, kjo është shumë e papranueshme për neve”, deklaroi ai.
Sipas tij, zyrtarët policorë punojnë pa sigurime jetësore dhe pensione invalidor dhe askush deri më sot nuk i ka dhënë një epilog kësaj çështje.
“Nga 2003 flitet për sigurime shëndetësore dhe ende nuk ndodh të gjithë pushtetarët një zëri i japin prioritet Policisë për punën e tyre për angazhimin e tyre, mirëpo deri më sot këto punë kanë qenë në vesh të shurdhër. Polici punon pa sigurim shëndetësor, pa sigurim jetësor, pa pension invalidor, pa pension të rregullt, krejt janë brenga të cilat i ka Policia e Kosovës dhe deri më sot nuk po del ta bëjë askush një pikë që nga sot do fillojnë të rregullohen këto gjëra. Jemi e vetmja polici në botë mund ta quaj pa sigurime shëndetësore edhe jetësor dhe pension invalidor”, tha ai.
Si një përparësi Tasholli përmendi faktin se të gjithë policët që lëndohen në vendin e punës trajtimet mjekësore i marrin pa pagesë.
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës tregoi për KosovaPress se familja e policëve të vdekur në vendin e punës marrin 80% të pagës, kurse ata nga vdekja natyrore marrin vetëm 60 për qind të pagës.
“Bashkëshorti apo fëmijët e tij do ta gëzojnë një pension nga Policia e Kosovës… 80 për qind nga paga ndërsa ata që kanë vdekje natyrore 60 për qind”, u shpreh Tasholli.
Për policin e vrarë mbrëmë në Zhur të Prizrenit, Sami Thaçi qeveria e Kosovës sot ka ndarë 15 mijë euro, kurse për policët e plagosur Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj qeveria në detyrë ndau nga 10 mijë euro.
Lidhur me këtë rast i dyshuari Iran Badalli është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, kurse gjatë ditës pritet që në Gjykatën Themelore në Prizren për të njëjtin të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Po ashtu, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi sot policin Sami Thaqi me urdhrin “Hero i Kosovës”
Të tjera
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...