Arsimi në fund të pusit, mësuesit hynë në grevë
Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 12 December 2019
Rezultatet e PISA’së të vitit 2018 të cilat u publikuan ditë më parë vendosën Kosovën në fund të “pusit”.
Mirëpo si duket mësimdhënësve në Kosovë nuk është duke iu bërë vonë për nivelin e arsimit tek nxënësit.
Hallin e vetëm siç po shihet po e kanë vetëm rritjen e pagave, shkruan Gazeta inFokus.
Për të kundërshtuar pezullimin e ligjit të pagave, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, do të mbajë grevë dy orëshe në të gjitha çerdhet, shkollat, e universitet e vendit.
Por, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharit, rezultatet e PISA’së nuk kanë të bëjnë me grevat të cilat janë duke organizuar ata.
Jashari për Gazetën inFokus ka deklaruar se mos mbajtja e mësimit nuk është indikator i këtyre rezultateve të dobëta.
“Çështja e PISA’së është diçka tjetër dhe me PISA’në duhet të merren institucionet që kanë krijuar një sistem të tillë arsimor, ndërsa obligim i SBASHKU-ut është të dëgjoj zërin e mësimdhënësve të Kosovës të cilët pas një angazhimi të madh kanë arritur të ndryshojnë koeficientin e pagave dhe kanë pritur që në dhjetor ashtu siç ju është thënë dhjetëra herë të marrin pagën në bazë të ligjit”, ka thënë Jashari për Gazetën inFokus.
Sipas tij niveli i arsimit nuk është preokupim i tyre por i institucioneve të vendit të cilat duhet të merren më shumë me këtë çështje.
Fajin për gjendjen në arsim, Jashari po e largon nga supet e tij.
“Këtë më së shumti duhet me marrë parasysh institucionet, ata duhet me kry detyrën e tyre sepse ne jemi duke kryer punën tonë, dhe grevën nuk e shpallë individi por është kërkesë e punëtorëve në sektorin e arsimit. Kurse çështja e nivelit të arsimit, çështja e situatës në arsim duhet të jetë preokupim i atyre që pyeten dhe vendosin e kam fjalën për institucionet të cilat e degraduan sistemin arsimor, dhe mësuesi është gjendur gjithmonë para sfidave duke ja ndryshuar kurrikulat duke ju sjellë reforma nga vendet e zhvilluara”, ka thënë me tej ai.
E nëse institucionet në Kosovë nuk marrin ndonjë hap për këtë çështje, shkollat në Kosovë rrezikojnë të shkojnë në greva javorshe.
“Greva dy orëshe është alarmi i fundit, sikurse ndodhi herëve të kaluara kur ne pikërisht për ta ruajtur sistemin arsimor, kemi bërë greva të përshkallëzuara, por edhe herave tjera kur kemi pa që institucionet nuk po qajnë kokën për këtë situatë na detyruan të shkojmë në janar me grevë tri javëshe. Unë nuk mund të tregoj se çka do të bëhet më tutje por lus institucionet që të gjejnë një mënyrë të realizojnë ato se i kanë thënë vetë dhe ta vënë në jetë ligjin e pagave”, tha ai.
Por kjo sindikatë nuk ishte e kënaqur as me këtë ligj i cili u miratua në fillim të këtij viti.
Kërkesa e SBASHK-ut ishin të rriten edhe më shumë pagat e mësimdhënësve nga klasa parë deri në të pestën.
Por për të miratuar këtë kërkese të tyre, po presin krijimin e qeverisë së re, si dhe mos pezullimin e ligjit aktual.
“Me të filluar punës institucionet e reja, ne kemi pas planifikim që të drejtohemi edhe MASHT-it edhe institucioneve edhe parlamentit me lutjen që ata kanë të drejtë që ta bëjnë adamantimin e këtij ligji duke bërë përmisime, kështu nëse ligji pezullohet edhe hidhet poshtë unë veç po ju kujtoj që Kosova që 20 vite nuk ka pasur ligj. Ne nuk jemi të kënaqur krejt me ligjin por jemi pajtuar me koeficientet e arritura, dhe po them po të shkoj do të përmisohet, po u hedh poshtë atëherë do të kemi telashe shumë të mëdha, ka thënë Jashari.
Kujtojmë që me vendimin e Avokatit të Popullit, Ligji për paga është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet që gjatë këtyre ditëve të japë fjalën e fundit./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...