Pacolli: Kosova duhet të punojë për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 10 December 2019
Behgjet Pacolli, Ministri i Jashtëm i Kosovës duke folur për masakrën e Reçakut dhe për sigurimin e 100 mijë dokumenteve për gjenocidin e kryer nga Serbia tha se kjo është mënyra e vetme që Kosova të mbajë gjallë të vërtetën.
Pacolli tha se Kosova duhet të punojë për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës, shkruan gazeta inFokus.
Ai në një status në facebook tha se asnjëherë nuk do të harrohen mizoritë e së kaluarës dhe se i kemi borxh viktimave të këtyre krimeve ndaj njerëzimit, zbardhjen e tyre.
Sipas Pacollit ky është një detyrim moral ndaj viktimave.
Ai tha se dokumentet e siguruara të cilat u bënë nga gazetarët, prokurorët, policia dhe studiuesit e të drejtave të njeriut tregojnë shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë.
Këto dokumente sipas tij e tregojnë thellësinë e krimeve të kryera nga Serbia./Gazeta inFokus/
Ky është statusi i plotë:
Sot në një konferencë për shtyp kam informuar për sigurimin e mbi 10 mijë dokumenteve që do ti dorëzohen Prokurorit special të Kosovës për krimet e luftës të kryera dhe gjenocidin nga Serbia në Kosovë.
Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë mizoritë e së kaluarës. Ne ia kemi borxh viktimave të këtyre krimeve kundër njerëzimit. Ne ia kemi borxh edhe vetvetes: ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë nëse ndriçojmë ditët e errëta të së kaluarës. Është një detyrim moral ndaj njerëzimit.
Detyra historike është të dokumentohen torturat, vrasjet, përdhunimet, dëbimet me forcë dhe krimet e tjera të luftës të kryera nga forcat e qeverisë serbe dhe jugosllave kundër shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998-1999. Kosova duhet të tregoj fushatën e koordinuar dhe sistematike për të terrorizuar, vrarë dhe dëbuar shqiptarët e Kosovës që u organizua nga nivelet më të larta të qeverive serbe dhe jugosllave në pushtet në atë kohë, që kishte rezultuar në shpërnguljen më të madhe të popullsisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Prokurorët, policia, Gazetarët dhe studiuesit e të drejtave të njeriut kanë hetuar, dokumentuar dhe raportuar përgjegjsinë individuale të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë luftës. Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali I Hagës në disa raste të lidhura me Kosovën dhe disa jo.
Ato tregojnë thellësinë e krimeve të luftës të kryera në Kosovë.
Ato tregojnë përgjegjësinë personale të ushtarëve, komandantëve, politikanëve dhe individëve të tjerë që punoninbrenda shtetit të Serbisë gjatë luftës.
Kosova nuk duhet të pranoj revizionizmin historik. Ne duhet të punojmë për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.
Ky u bë një qëllim strategjik gjatë punës sime ku u angazhova me shumë personalitete që kishin qasje në mijëra dokumente dhe dëshmi ku prokurorët tanë nuk kishin qasje.
Kemi dorëzuar tek Prokuroria Kosovës mbi 10 mijë dokumente dhe fakte që dëshmojnë përgjegjësinë politike dhe individuale të krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga Serbia.
Mijëra dokumente që duhet të përpunohen nga prokurorët dhe të gjejnë individë përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë.Këto dokumente janë siguruar nga burime të ndryshme përmes mënyrave ligjore për të siguruar mbështetje për prokurorët tanë.
Kjo është mënyra e vetme që Kosova ta mbajë të vërtetën gjallë dhe të sjell drejtësi. Kjo është mënyra e vetme për të kujtuar atë që ndodhi në Kosovë.
Të tjera
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...