Sistemi energjetik Kosovë-Shqipëri; reagon ashpër Beogradi
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 04 December 2019
Sistemi i transmisionit energjetik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike. Beogradi reagon, se nuk do ta lejojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Kosova dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për transmisionet e energjisë elektrike, duke bërë kështu hapin e parë për shkëputje përfundimtare të sistemit energjetik të Kosovës nga ai i Serbisë. Kjo marrëveshje ngjalli menjëherë reagimin e Serbisë, ku autoritetet e atjeshme e cilësuan si një “marrëveshje që nuk mund të zbatohet”. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) marrëveshje kjo për themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020. KOSTT-i në një njoftim për medie thotë, se marrëveshja Kosovë-Shqipëri u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).
“Blloku Rregullues, i përbërë prej dy zonave rregulluese, KOSTT dhe OST, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike, si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dyja sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it. Me këtë marrëveshje sipas KOSTT-it, Kosova shkëputet nga ombrella e zonës rregulluese serbe (EMS) dhe bëhet pjesë e OST-së së Shqipërisë.
“Kjo është marrëveshje historike për Kosovën dhe KOSTT-in, meqë, deri më tani, ne si KOSTT kemi qenë brenda Zonës Rregulluese të Serbisë (EMS), gjegjësisht brenda bllokut rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut). Tani, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me (OST) dhe fillimin e zbatimit të saj në prill të vitit 2020, përfundimisht shkëputemi nga ombrella e Zonës Rregulluese serbe dhe bëhemi pjesë e Bllokut Rregullues me OST-në e Shqipërisë”, citohet në njoftim të ketë thënë kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala. Sipas autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, Marrëveshja energjetike “krijon kushte të favorshme për shfrytëzimin optimal të burimeve gjeneruese brenda bllokut”.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit zyrtar duke e cilësuar si një “marrëveshje energjetike të Shqipërisë së Madhe”. Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kërcënoi se “Serbia nuk do ta lejojë zbatimin e marrëveshjes energjetike Kosovë-Shqipëri”.
“Shqipëria e madhe energjetike” ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë. Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë dhe për këtë kemi dëshmi të panumërta”, citojnë mediet në Serbi komunikatën nga zyra e Marko Gjuriqit.
“Në sajë të angazhimit të Rrjetit Energjetik të Serbisë (EMS), dhe Elektroekonomisë së Serbisë si dhe të institucioneve përkatëse gjatë viteve të shkuara është penguar dhe ndaluar anëtarësimi i operatorit të Prishtinës, i cili ilegalisht shfrytëzon një pjesë të rrjetit tonë në Kosovë në (ENTSOE), ndërsa paralajmërimi për krijimin e Shqipërisë së madhe energjetike zbulon fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë. Sipas Marko Gjuriq, “blloku energjetik që po synohet të krijohet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, është i pazbatueshëm në terren dhe ai duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për stabilitetin politik dhe vulos perspektivën e dialogut”.
Marrëveshja energjetike Kosovë-Serbi ishte pjesë e dialogut disa vjeçar ndërmjet dy vendeve, por, ajo asnjëherë nuk arriti të zbatohej. Kjo për faktin që Serbia pretendon pronësi mbi sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës. Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka humbur mbi 17 milionë euro nga bllokada që Serbia i bën rrjetit të transmisionit të Kosovës.
“Janë nga 10 deri në 15 milionë euro në vit, pa përfshirë edhe transmisionin me Shqipërinë, i cili nuk është futur në funksion pikërisht për këtë arsye. Pra, në përgjithësi janë mbi 170 milionë euro, që Serbia i arkëton në emër të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, citohet të ketë thënë ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, i cili thotë se Kosova do të kërkojë kompensimin e këtyre mjeteve gjatë negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë dialogut Kosovë-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjes energjetike Kosovë-Serbi që ishte bërë në vitin 2013, ishte rënë dakord që të krijohet edhe një kompani e re, sipas kornizës ligjore të Kosovës, e cila do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Mirëpo, kjo kompani nuk u regjistrua kurrë, sikundër që një sërë marrëveshjesh të tjera Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut nuk u zbatuan asnjëherë. Shumica e qytetarëve serb të veriut të Kosovës, për vite të tëra nuk paguajnë energjinë elektrike dhe humbjet llogariten deri në 8 milionë euro. Kjo shumë deri vitin e shkuar iu është faturuar banorëve të pjesëve tjera të Kosovës, deri kur një Gjykatë në Prishtinë e urdhëroi Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës, që humbjet nga mospagesa e energjisë elektrike në veri të mos u faturohen më qytetarëve të pjesëve tjera të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...