Elvis Naçi në krah të Ramës: Tregon nëse do të merret me politikë
Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 01 December 2019
Teologu Elvis Naçi ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij, Naçi tha se, pavarësisht se është në krah të Ramës, nuk do të merret kurrë me politikë, por do të bashkohet sa herë të jetë nevoja për të ndihmuar shqiptarët.
Si deklaroi se dy gjëra i vlerëson shumë nga ky komitet, ku e para është transparenca e fondeve, si dhe fakti që do pjesëtarët e këtij komiteti do të kontrollojnë edhe transparencën e njëri-tjetrit.
“Më kanë akuzuar se merrem me politikë, por them këtu se jemi për tjetër gjë. S’kam lidhje me politikën, megjithëse jemi në tryezën e qeverisë. Dy gjëra më pëlqyen jashtëzakonisht, e para se këtu jemi të gjithë të barabartë dhe jemi përpjekur të gjithë për atë që ndodhi. Orë pas ore të gjithë pamë se situata nuk ishte aq e lehtë, por ishte alarmante. Duke qenë në një tryezë të përbashkët shpresoj që ata njerëz të ndihmohen më shpejt. Gjë tjetër e bukur është se jo vetëm që do bëhet transparencë, por ne do të kontrollojmë edhe transparencën e njëri-tjetrit në këtë tryezë”.
“Barazia në këtë tryezë, megjithëse në fusha të ndryshme, është hapi i parë që sa më shpejt, në mënyrë urgjente, por dhe profesionale, t’i shkojë ndihma atyre që janë në gjendje alarmante. Në këtë tryezë jo vetëm që do bëjmë transparencën e të gjithë atyre që janë mbledhur, por të të gjitha fondeve dhe që do të shohim ku do të shkojmë, pasi ky është amaneti i atyre që kanë mbetur jetimë. Unë kam thënë që s’do merrem kurrë me politikë, por kur kanë nevojë shqiptarët, ne dimë të bëhemi bashkë. Mjerë për shqiptarët, që në ditë të mira vetëm zihen, shpresoj që të jemi mirë edhe në ditët e bukura me diell”, tha Naçi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...