Kush është çifti që vodhi ndihmat e tërmetit: Si u zbulua nga policia pedagogia tek Akademia e Mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 01 December 2019
Altin Zekaj, shef i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, janë mes të arrestuarve nga Policia pas një video që qarkulloi në rrjetet sociale, që tregonte disa persona që vidhnin ndihmat e mbledhura për banorët e prekur dhe të dëmtuar nga tërmeti i të martës së 26 nëntorit, transmeton Gazeta Metro.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njoftoi një ditë më parë arrestimin e tyre dhe një zjarrfikësi që akuzohen se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme pakosh ushqimore dhe 7 batanije.
18 pako me ushqime të një fondacioni që i kishte përgatitur për familjet në nevojë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mëson Panorama.
Por si arriti policia të gjente se kush i kishte vjedhur ndihmat.
Mes të arrestuarve është edhe zjarrfikësi Arben Taulla dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari. Ky i fundit ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke treguar çfarë kishte ndodhur.
Nga hetimet Panorama ka mësuar se ishte pikërisht pedagogia Valbona Zekaj, e cila po hetohet në gjendje të lirë, ajo që siguronte ushqimet me anë të një shoqes së saj dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte Ervin Haxhillarin t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla.
Ka qenë data 28 nëntor 2019 kur Shërbimet e Ankesave në Ministrinë e Brendshme morën informacion se disa persona me uniform policie po kryenin vjedhjen e ndihmave të dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti.
Mësohet se gjithcka është zbuluar pas përgjimeve të pedagoges. Kur ajo ka mësuar për prezencën e policisë në banesën e prindërve të saj, Valbona i ka kërkuar ndihmë një shoqes së saj që të shkojë në banesë dhe të tërheqë pakot me ndihma dhe t’i dorëzojë tek njësia administrative nr. 3 në Tiranë.
Komunikimi i përgjuar
Valbona Zekaj: “…një mikesha ime nga Kosova më ka sjellë 20 pako me ndihma tek shtëpia e mamit tim, ku nga këto 10 pako do t’i çoj Altini në komisariatin e policisë Rinas dhe 10 pako janë për njësinë administrative nr.3 në Tiranë për fëmijët në nevojë. Të lutem a mund të shkosh t’i marrësh tek shtëpia e mamit tim sepse unë jam në Shkodër me Altinin dhe mamaja ime nuk ka mundësi që t’i sjelli…”.
E. N.:“…dakord, por e mira do ishte që t’i dërgosh tek pika e grumbullimit e të gjitha ndihmave…”.
Të tjera
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...