Sa shpenzoi për dreka zyrtare djali i Ibrahim Rugovës?
Autori: Doresa Geci
12:05 | 18 November 2019
Përveç pagës mujore sa të një ministri, djali i ish-Presidenti Ibrahim Rugova, Mendim Rugova, vetëm për dreka zyrtare si Koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit ka shpenzuar gogja para.
Në bazë të të dhënave që ka siguruar Gazeta inFokus nga Zyra e Kryeministrit, përmes qasjes në dokumente publike, Rugova nga maj i vitit 2018 e deri më tani ka shpenzuar për dreka zyrtare 3 mije e 762 euro.
Mendim Rugova është zgjedhur Koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit në mbledhjen e Qeverisë Haradinaj me 29 maj 2018.
Sipas vendimi të Qeverisë, funksioni i tij ishte të koordinoj dhe bashkëpunoj me institucionet relevante çështjet klimatike dhe të ambientit në Kosovë, bashkëpunojë me institucionet relevante vendore për çështjet e anëtarësimit të Kosovë në organizmat rajonal dhe ndërkombëtarë, të mbledh të dhëna meteorologjike të ujit, të dheut dhe ajrit e të tjerë, shkruan Gazeta inFokus.
Kryeministri, Ramush Haradinaj gjatë mandatit të tij kishte vendosur që paga e koordinatoreve në këtë rast edhe e djalit të Ibrahim Rugovës të ishe e barasvlershme me pagën e Ministrit.
Mendim Rugova, me këtë vendim ka pasur pagë mujore prej 1 mije 270 euro, shkruan Gazeta inFokus.
E të njëjtën pagë e kishin edhe katër koordinatorë të tjerë, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport-Rexhep Hoti, Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re – Avdullah Hasani, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore – Besnik Tahiri si dhe Burim Ramadani, Koordinatorit Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO.
Kështu Mendim Rugova nga pozita e zëvendësministrit të Mjedisit u emërua koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.
Gazeta inFokus ka kërkuar detaje për shpenzimet e Rugovës gjatë mandatit të tij si koordinator, por zyra e kryeministrit nuk ka ofruar të dhëna tjera përveç shpenzimeve për dreka zyrtare.
Gazeta inFokus ditë me parë kishte raportuar edhe për shpenzimet që i bënë Rexhep Hoti dhe Besnik Tahiri, gjatë periudhës së tyre si koordinatorë./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...






























