AGK reagon për sulmin fizik ndaj gazetares Mejreme Gashi, “Gazetaria po bëhet nga profesionet më të vështira”
Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 07 Nëntor 2019
Këtë të enjte, Mejreme Gashi, gazetare e Klan Kosovës, është sulmuar fizikisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Kjo, pasi Gashi, po realizonte një kronikë për operimin ilegal të disa kazinove në këtë vend, ku nga persona që ishin brenda objektit ku ushtrohej veprimtaria, u sulmua, e iu pamundësua realizimi i kronikës, shkruan gazeta inFokus.
“AGK është e shqetësuar me sulmin fizik ndaj gazetares së Klan Kosovës, Mejreme Gashi në fshatin Karaçevë të Kamenicës, nga persona brenda një kazinoje. Ekipi i Klan Kosovës ishte duke e realizuar një kronikë për operimin e disa kazinove në vendin e përmendur, kur persona që punonin në një kazino i ka penguar prezenca e medias dhe u janë vërsulur verbalisht dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht gazetaren”, thuhet në reagimin e AGK-së.
”Fillimisht mua dhe Rilindit na janë vërsulur duke na sulmuar verbalisht me fjalët më të rënda, na shanë, na ofenduan me fjalë banale. Pastaj njëri nga ta më goditi pas koke me dorë. E kjo nuk i mjaftoi prapë vazhdoi me sulme verbale ndaj tërë ekipit të Klan Kosovës derisa u shoqërua nga të pranishëm të tjerë duke na thënë ”Ikni nga këtu”, ”Mos na xhironi veturat”, kjo pasi aty kishte njerëz që ushtronin këtë veprimtari”, ishte deklarata e Gashit.
Por, kjo nuk është hera e parë që e njëjta gazetare po pengohet gjatë kryerjes së punës.
Në fakt, është hera e dytë, brenda një jave, shkruan gazeta inFokus.
“Kjo është hera e dytë brenda javës që pengohet i njëjti ekip në kryerjen e detyrës, krahas atij që ndodhi në Zhabar të Mitrovicës, për të cilin AGK ka reaguar”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Andaj, këta të fundit, ftojnë organet e rendit që të merren më me seriozitet me këtë punë, pasi sipas tyre, secilën herë po bëhet më e vështirë ushtrimi i profesionit të gazetarisë në Kosovë.
“AGK edhe një herë fton organet e rendit me theks të veçantë policinë dhe prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet dhe autorët e sulmit t’i sjellin para drejtësisë. Sulmet ndaj gazetarëve kohëve të fundit kanë marrë përmasa shqetësuese, aq sa e ka bërë këtë si profesion, nga më të vështirët për tu punuar në Kosovë. Për këto dhe arsye tjera, organet e rendit duhet të veprojnë menjëherë për t’iu mundësuar gazetarëve të punojnë pa shqetësime. Njëherësh, AGK inkurajon gazetarët që të mos dorëzohen përballë kërcënuesve të tillë dhe të punojnë me përkushtim për të informuar publikun”./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...


































