Lajme

Jep dorëheqje kryespiuni Shpend Maxhuni

Autori: Halil Berisha 16:02 | 06 Nëntor 2019

Drejtori i AKI-së, që ishte edhe drejtor i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, si drejtor i Inteligjencës.

Këtë lajm e ka publikuar kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, shkruan gazeta inFokus.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

E ky i fundit, Maxhunin e ka dekoruar me medaljen e Skënderbeut.

“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”.

Haradinaj, e ka lavdëruar punën e Maxhunit, duke thënë që tani AKi është ndër institucionet më kredibile në vend e më gjerë.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy