Pacolli: Pse vota e qytetarëve serb po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë?
Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 23 October 2019
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, partia e të cilit ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën, ka theksuar se është tmerrësisht shqetësuese që sot të dëgjojmë që merret në konsideratë pranimi i votave të serbëve në mënyrën e njëjtë, për të cilën jemi refuzuar ne dhe kjo përbën edhe shkelje të parimit kushtetues të barazisë së votës.
Sipas tij votat nga diaspora jonë janë refuzuar të deponohen direkt në pikat e postës së Kosovës dhe kështu janë privuar me mijëra votues.
“Gjatë procesit të votimit me postë, nga KQZ është komunikuar zyrtarisht se votat duhet të vijnë nëpërmjet postës nga vendbanimi i votuesit dhe nuk mund të deponohen direkt në pikat e postës së Kosovës. Me mijëra votues nga jasht janë privuar nga kjo por kështu kanë qenë rregullat, përkundër faktit që ne si parti kemi pyetur për ekzistimin e një mundësie të tillë. Është tmerrësisht shqetësuese që sot të dëgjojmë që merret në konsideratē pranimi i votave të serbëve në mënyrën e njejtë për të cilën jemi refuzuar ne dhe kjo përbën edhe shkelje të parimit kushtetues të barazisë së votës” shkruan Pacolli.
Pacolli gjithashtu thotë se ato vota janë deponuar në postën e Kosovës në lagjen Dardania nga një zyrtar serb.
“Ato vota janë deponuar në postën e Kosovës në lagjen Dardania të Prishtinës nga personalisht një zyrtar shtetëror serb. Unë po i shtroj dy pyetje: Pse subjekte politike nuk reagojnë ndaj këtij skandali? Pse vota e qytetarëve serb po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë?” shkruan Pacolli në facebook./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...