Sejdiu i reagon VV’së: Shpresoj se nuk fituat vetëm për ta linçuar PSD’në
Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 09 October 2019
Dardan Sejdiu i PSD-së ka reaguar pas statusit të Salih Zybit ku ky i fundit kërcënoi kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sejdiu thotë se lufta që po vazhdon kundër PSD-së, është shenjë dobësie, e shton se PSD edhe pse ka pësuar humbje në këto zgjedhje do të vazhdojë përpjekjet e programin e saj.
“Mirëpo, atë që po e vërej nga sulmet e parreshtura të militantëve të LV-së është bindja e tyre se politika është luftë, kurse fitorja është hakmarrje. Të parën mund ta vazhdojnë, por të dytën s’mund ta bëjnë. Së paku, jo në një shoqëri të lirë dhe demokratike, ku njeriu ka të drejtë të ketë bindje të ndryshme dhe të ndryshojë mendje saherë që do.
Në anën tjetër, një parti që sot nuk është në Parlament, nuk do të duhej të kishte rëndësi për pushtetin e ri. Ai i fitoi zgjedhjet duke premtuar burg për hajna, mosndryshim të kufijve dhe rrëzim të PDK-së. E, këto nuk u zhdukën të hënën në mëngjes. Hajnat janë ende të lirë, për ndryshim të kufijve ende po flitet – kurse PDK vazhdon të jetë në Kuvend”, ka shkruar Sejdiu.
I njejti po shton se Vetëvendosje nuk i ka fituar zgjedhjet që të linçojë PSD-në.
“Ndërkohë, vazhdon lufta dhe linçimet kundër PSD-së, e cila nuk ka vjedhë gjë, nuk përkrahu ndarjen e vendit dhe – nuk është në Kuvend. Shpresoj se fitorja në zgjedhje nuk u arrit për ta linçuar PSD-në. Nëse po, atëherë ne paskemi qenë arsyeja e vërtetë e së keqes në këtë vend – kurse qeverisjet e kaluara paskan qenë vetëm arsyetim elektoral.
N’rregull. Krejt në fund, më duhet ta theksoj një gjë: për çfarëdo ofendimi, sulmi dhe përpjekje për linçim do të detyrohemi, si individë dhe si grup, t’i drejtohemi organeve të drejtësisë. Kërkesat për internim të Kryetarit të Prishtinës meritojnë kallëzim penal.
Së paku këtë mund ta bëjmë, tash pasi prej të hënës e tutje do të kemi drejtësi të çkapur nga kriminelët”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...