Lajme

Pacolli premton rritje ekonomike prej tetë për qind dhe 60 mijë vende të reja pune

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 16 September 2019

Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD dhe njëkohësisht lideri i AKR’së, Behxhet Pacolli, i ftuar në T7, ka premtuar rritje ekonomike 8 për qind dhe 60 mijë vende të punës.

Nëse koalicioni i tij bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme, Pacolli tha se do të ketë rritje ekonomike prej 8%.

“Qeveria e ardhshme do të arrijë një rritje ekonomike prej 8 për qind”, ka thënë Pacolli.

-Advertisement-

E me këtë rritje ekonomike, Pacolli premton 60 mijë vende të punës.

“Me këto 8 për qind, nënkuptojmë 60 mijë vende të punës”, premtoi Pacolli.

Ai siguroi se Kosova ka resurse të mjaftueshme që të arrijë një rritje ekonomike prej 12 për qind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera