Zgjohet Shpend Ahmeti, vendosë pesë njësi të pemëve për pastrimin e ajrit në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 22 August 2019
Vendosen pesë njësi shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
Ky i fundit duke treguar për rëndësinë e këtyre pemëve për ajrin, premtoi me këtë rast se në vazhdimësi do të rritet numri i këtyre pemëve në kryeqytet.
“Për shkak të kapjes së dioksid karbonit që bëjnë drunjtë, e kemi këtë zgjidhje që është ofruar këtu. Siç po duken në shesh, janë mjaft të bukura, por përveç kësaj që zëvendësojnë drunjtë, mua më vjen mirë që jemi në gjendje ta ndihmojmë kreativitetin e të rinjve tanë. Edhe po duken bukur, por edhe janë të mira për shëndetin tonë”, theksoi Ahmeti.
Ndërsa, Dion Deva nga biznesi “Te pema”, tha se këto pemë janë të qëndrueshme në çdo stinë dhe komunës i kanë kushtuar jo më shumë se 3 mijë e 600 euro.
“Projekti ‘Te pema” nisi për shkak të nevojës dhe tash ka filluar edhe po rritet. E kemi parë që problemi kryesor ka qenë ndotja edhe na ka ndihmuar secilit. Pra, kështu lindi ideja, dhe kemi arrit të krijojmë një model. Gjerbim kishte në stinën e verës pothuajse mjaftueshëm në kryeqytet, por problemi qëndron te dimri. Çka në dimër që na nevojitet më së shumti gjelbërimi? E krijuam produktin dhe e përshtatëm në atë formë që me pasur gjelbërim gjatë gjithë vitit”, tha Deva.
Ideja për këto pemë është marrë në disa qytete të mëdha të Evropës, ndërsa pemët që janë vendosur në Prishtinë janë prodhuar në Kosovë.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...