Mali i Zi paralajmëron padi ndaj organizatorëve shqiptarë të tubimit në Cem ku u përdor vetëm flamuri kuq e zi
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 18 August 2019
Ministria e Kulturës e Malit të Zi do të dorëzojë padinë kundër organizatorit të tubimit në Cem, gjatë të cilit është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, njoftohet nga ky institucion.
“Meqë në tubimin e përmendur u shfaq flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit. Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk guxojnë të jenë paravan për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesë, raporton “ul-info”.
Shtohet se harmonia ndërkonfesionale dhe ndërfetare është një nga pasuritë themelore të shoqërisë malazeze.
“Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”, përfundon komunikata.
Ditë më parë, kjo ministri njoftoi se do të ngre padi edhe ndaj organizatorëve të koncertit humanitar “Për Kosovën dhe Metohinë tonë” që u mbajt në Herceg Novi të Malit të Zi për shfaqjen e simboleve të vendeve tjera, përdhosjen e himnit nacional të Malit të Zi dhe mesazheve politike e nacionaliste.
Më 16 gusht, pas 20 vitesh mungese, u rikthye organizimi i Logut të Tërgajës, feste kjo tradicionale shqiptare që fillesat i ka që nga organizimi i logut pranë urës së Tërgajës dhe lumit Cem.
Mediat shqiptare në Mal të Zi thonë se kjo zonë ka qenë e njohur jo vetëm për nga vlerat historike, por edhe nga traditat e bukura tek të cilat dikur grumbulloheshin rreth 300 familje të fshatrave përreth. Në këtë festë janë zhvilluar konkurse bukurie, kanë marrë pjesë instrumentistë popullorë si dhe janë zhvilluar lojëra tradicionale.
Në festën e sivjetme, të pranishme ishin ansamblet e Dinoshës, Mileshit, Shkodrës etj., të cilat performuan mbi rrjedhën e lumit Cem. E në këtë organizim të pranishëm edhe ishin zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin.
“Në Ishim në Tuz të Malit të Zi, në Logun e Tërgajës te lumi Cem, ku po mbahej festivali tradicional me pjesëmarrjen e mijëra malësorëve vendas e mërgimtarë”, kishte shkruar Kurti në një postim të tijin në Facebook.
E ndaj paralajmërimit të ministrisë së Kulturës për padi, ka reaguar nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimangebu, i cili tha se është befasuar me reagimin e shtetit malazez.
“Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”, ka thënë ai, siç raporton “Malesia.org”.
Gjithnjë sipas këtij portali, Nimanbegu ka thënë se për këtë padi të paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare dhe “të shohim mënyrën adekuate për reagim”.
Reagim lidhur me paralajmërimin e padisë kundër organizatorëve të Logut të Zojës së Grudës në Tërgajë pati edhe nga aleanca politike Forumi Shqiptar (ASH dhe LDSH)
“Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetëm e keni njollos veten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar, drejtuar Ministrit të Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq.
Nga Forumi Shqiptar kumtuan se nuk do të lejojnë dënimin e qytetarëve të Malësisë, “as krahasimin e tubimit kulturor pranë Lumit Cem në të cilin vetëm u këndua, me tubimet që bëjnë thirrje për urrejtje, me mesazhe shoviniste, jo vetëm drejt Malit të Zi, por edhe vendeve të tjera fqinje”, thuhet në komunikatë nga kjo aleancë politike.
Duke iu drejtuar ministrit të Kulturës, në reagim të Forumi Shqiptar thuhet se “është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në Qeveri në krye të së cilës qëndron një ministër që ka këtë qëndrim ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”.
Kjo aleancë politike thotë se Bogdanoviqi, si Ministër i Kulturës edhe i shqiptarëve në Mal të Zi, “duhet ta di se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu”.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...