Gjeniu miliarder “Elon Musk” fillon krijimin e “njeriut-kompjuter”
Autori: Halil Berisha 15:52 | 17 July 2019
Elon Musk, amerikani me prejardhje nga Afrika e Jugut, themelues i kompanisë Tesla, Paypal e shumë tjera ka prezantuar një ccip kompjuterik i cili do të lidhet me trurin e njeriut, shkruan gazeta inFokus.
Kompania neuroteknologjike, Neuralink, e themeluar nga Elon Musk, përmes një njoftimi publik ka prezantuar teknologjinë e cila synon t’iu ndihmojë personat paraplegjikë që t’i kontrollojnë kompjuterët përmes disa impianteve në trurin e tyre, dhe në të ardhmen mund ta përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe komunikojnë.
Musk gjatë një ngjarjeje në San Francisko ka thënë se ky çip do të ndihmojë në “ruajtjen dhe rritjen e trurit tonë” dhe që “përfundimisht të arrijë një lloj simbioze me inteligjencën artificiale”.
“Pas zgjidhjes së disa sëmundjeve të lidhura me tru, do të krijojë një të ardhme të mirë-rreshtuar”, ka thënë Musk.Gjatë prezantimit, Musk duket se aksidentalisht e ka zbuluar që ky sistem tashmë po testohej në majmunë, që kishin “kontrolluar një kompjuter duke e përdorur trurin e tyre”.
Megjithatë, ka shumë pak detaje që janë dhënë për këtë projekt që kur ishte themeluar më 2016 nga Musk, i cili shpesh kishte aluduar që qëllimi i tij ishte që të ndërtojë një “rang të lartë frekuencash” për të lidhur trurin e njeriut me kompjuter.
Një teknologji nevojitet për njerëzit që të jenë në hap me avancimet e shpejta të inteligjencës artificiale, sipas Musk.
Nëse nuk ndërtohen, Musk beson që njerëzit mund të mbesin aq prapa sa që makinat eventualisht do t’i shohin njerëzit ashtu siç njerëzit i shohin kafshët e tyre shtëpiake.
Kjo kompani e ka krijuar një sistem robotik për të implantuar disa fije në tru dhe shpreson që procedura do të jetë po aq efikase sa operacionet laserike të syve.
Ky çip i vogël lidhet në tru përmes këtyre fijeve që janë më të holla se qimet e njerëzve dhe sytë tanë mezi i shohin.
Ideja e zgjerimit të aftësive njerëzore përmes teknologjisë, që nga disa quhet transnjerëzim, shpesh mbetet vetëm brenda kufijve të fantashkencës, mirëpo Neuralink po planifikon që t’i nisë testimet klinike të kësaj teknologjie hiç më larg se vitin tjetër./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...