Asamblistja e PDK-së me dy paga: Një në Skënderaj, një në Ministrinë e Inovacionit (Dokument)
Autori: Sylejman Sylejmani 17:13 | 07 June 2019
Në shtator të vitit të kaluar me ardhjen në pushtet të koalicionit PDK-AAK-NISMA, Kosovës iu shtua një ministri e re.
Vendi për herë të parë u bë me Ministri të Inovacionit, të cilën ia besuan ta udhëheqë Besim Beqaj i PDK-së, shkruan Gazeta inFokus.
Megjithatë, ministrinë e re mësohet se po e e përcjellin shumë telashe në punësime e avancime.
Gazeta inFokus ka siguruar dëshmi nga burime të sigurta brenda këtij institucioni për disa raste, për të cilat Gazeta do të raportoj ditëve në vijim.
Njëri prej rasteve është punësimi i Fitore Mangjollit si asistente profesionale e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Inovacionit, Hajriz Koca.
Mangjolli është punësuar në këtë pozitë, ndërsa mbanë edhe postin e asamblistes së PDK-së, në Komunën e Skënderajt.
Vetë ajo e ka konfirmuar se merr pagë nga këto dy pozita shtetërore, në raportimin e pasurisë, të cilën Mangjolli e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Nga puna që bën në ministri, ajo ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 4 mijë eurove, kurse nga puna si asambliste në Kuvendin Komunal të Skënderajt, ka thënë se merr 2 mijë e 700 euro pagë vjetore neto.
Për këtë çështje, Gazeta inFokus ka rreth dy javë që është duke pritur përgjigje nga Ministria e Inovacionit.
Megjithatë, përkundër shumë përpjekjeve dhe disa premtimeve, akoma nuk ka marrë asnjë përgjigje.
InFokus ka kontaktuar edhe personalisht me Fitore Mangjollin, mirëpo ajo nuk ka dashur të flasë duke sugjeruar që të priten përgjigjet e ministrisë.
Mbajtjen e disa pozitave shtetërore e ka kritikuar në disa raste, Agjencia Kundër Korrupsionit.
Gazeta inFokus është duke pritur arsyetimin e ministrisë edhe për persona të cilët marrin pagë pa u paraqitur fare në punë, punësime pa kritere e avancime të kundërligjshme, për të cilët do të raportohet ditëve në vijim. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...