Kërcënimet e Listës Serbe para zgjedhjeve në veri
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 16 May 2019
Këtë të diel (19 maj) pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës, ku do të garojnë tri parti politike, PDK-ja, LVV-ja dhe Lista Serbe.
Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë deklaruar tashmë se në rast fitoreje do të veprojnë në përputhje me politikat e Beogradit, rrjedhimisht kundër interesave të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta “zëri”.
Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut.
Por zyrtarët e Listës Serbe nuk po reshtin së kërcënuari institucionet e Republikës së Kosovës se do të vazhdojnë t’i zbatojnë politikat e Beogradit. Madje qysh para se të certifikoheshin për pjesëmarrje në zgjedhje kandidatët e LS-së për kryetarë të komunave kanë paralajmëruar dorëheqje të sërishme nga pozitat e kryetarëve, në rast fitoreje në këto zgjedhje.
Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Adriana Hoxhiq, është shprehur optimiste se zgjedhjet e 19 majit do të kalojnë pa ndonjë problem dhe se personat që do të zgjidhen në krye të katër komunave nuk do t’i lëshojnë postet e tyre. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Lista Serbe do të vazhdojë ta shantazhojë dhe ta sabotojë shtetin e Kosovës.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...