S’ka pushime me vetura zyrtare
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 02 Maj 2019
Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kontrolloi ngasësit e veturave zyrtare derisa dalin jashtë shtetit.
Në mbledhjen e ekzekutivit, është miratuar vendimi me të cilin urdhërohen të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për përdorimin e automjeteve zyrtare në mënyrë strikte vetëm për qëllime zyrtare.
Me këtë, Policia e Kosovës obligohet që të kontrollojë autorizimin përkatës të ngasësit të veturës zyrtare derisa ajo kalon kufirin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me këtë po synojnë që mos të ketë lëvizje të stafit në mënyrë të paautorizuar.
“Obligohet Policia e Kosovës që në rastin e kontrollit të një automjeti zyrtar të kontrollojë autorizimin përkatës për të siguruar se vozitësi i automjetit zyrtar posedon autorizimin zyrtar për përdorimin e automjetit dhe në rast të mungesës së tij të bëjë njoftimin, pra fjala është daljen jashtë vendin me makina zyrtare, bëhet fjalë për makina zyrtare të Kosovës që dalin jashtë vendit, me një shkresë përcjellëse të personit të autorizuar se a është i autorizuar një person me dalë jashtë vendit me makinë zyrtare…. Që mos të ketë lëvizje të stafit ose kolegëve të tjerë ose deri në Durrës ose diku tjetër, në mënyrë të paautorizuar”, tha ai.
Haradinaj tha se autorizimet i japin ministrat ose sekretarët e përhershëm.
Ai theksoi se po autorizojnë Policinë e Kosovës që t’u kërkojnë shoferëve zyrtarë autorizimin zyrtar për destinacionin e caktuar.

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
































