Shala zotohet në përmirësimin e pozitës së konsumatorit
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 15 March 2019
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në Ditën Ndërkombëtare e Konsumatorit ka theksuar mbrojtja e konsumatorit paraqet një fushë jashtëzakonisht dinamike në Bashkësinë Evropiane, që predisponon shumë shpesh me masa të reja, dhe kjo paraqet arsye të mjaftueshme për të vepruar bashkërisht nga autoritetet tona qeveritare dhe jo-qeveritare, krahas harmonizimit të përgjithshëm të legjislacionit me atë të BE-së.
“Në mënyrë që një vend sikurse Kosova të arrij gatishmërinë të jetë pjesë e tregut te përbashkët të BE-së, duhet konsolidimi i një strukture të veçantë, përmes së cilës Republika e Kosovës do të vërtetonte meritën e besimit nga konsumatorët në një treg të brendshëm, përmes rregullave të qarta dhe zbatim të ligjit ndaj secilit konsumator apo subjekti ekonomik kudo që ndodhet”, tha Shala.
Sipas Shalës, edhe kur behet fjalë për shërbimet financiare, konsumatori duhet të jetë i mbrojtur dhe duhet të ekzistojnë mekanizmat mbrojtës.
“Sidomos pasur parasysh sferën e veprimtarisë, ku kompetencat përfshijnë fushë shumë disiplinore, si bankat, unionet e kreditit, huadhënësit e pagave, operacionet hipotekare, mbledhësit e borxheve apo kompanitë e tjera financiare që veprojnë në Kosovë. Pra kjo tregon se sa i rrezikuar është konsumatori, në qoftë se nuk do të ekzistonin autoritet për mbrojtjen e tyre”, tha ministri.
Shala theksoi se angazhimi i të gjitha autoriteteve kompetente në avancimin e pozitës dhe të drejtave të konsumatorëve, përveç se paraqet domosdoshmëri personale dhe njerëzore, është gjithashtu një obligim ligjor dhe institucional për avancimin e proceseve të zhvillimit të vendit.
“Në ketë drejtim, dua të theksoj që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është e zotuar që të vazhdojë të përmirësojë pozitën e konsumatorit, gjithashtu përmes përditësimit të legjislacioneve, si dhe ngritjes së bashkëpunimit me të gjitha organet përgjegjëse që rregullojnë ofrimin e shërbimeve financiare. Prandaj për të drejtat e konsumatorit si obligim ligjor dhe moral , një rol mjaft të rëndësishëm paraqet edhe adresimi i mirëfilltë i shqetësimeve të konsumatorëve në relacion me shërbime financiare”, tha ai.
Të tjera
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...