Pjesëmarrja e grave në politikë: Hapat drejt Bashkimit Evropian
Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 14 March 2019
Shkruan: Leart Jusufi
Shoqëria e sotme përballet me një nga sfidat më të mëdha të shekullit 21: njohja e barazisë së plotë efektive midis grave dhe burrave. Në një moment historik për lëvizjen e të drejtave të grave në mbarë botën, në Kosovë, mobilizimet e mëdha feministe të shoqërisë civile kanë vënë në dukje pabarazinë gjinore në çështje të tilla si pabarazia në paga, dhuna gjinore dhe vlerat shoqërore që ende sot janë të lidhura me një kulturë patriarkale dhe seksiste. Presioni social nga njëra anë dhe nevoja për harmonizim me politikat evropiane nga ana tjetër, e udhëhoqën qeverinë kosovare për të krijuar institucione të tilla si Agjencia Kosovare për Barazi Gjinore, për të zbatuar masa dhe iniciuar ligje për konsolidimin e strategjisë gjinore. Ndryshimi më emblematik në kuadrin ligjor Kosovar është Ligji për Barazi Gjinore (LIGJI Nr. 05/L -020 ), i cili shpalli barazinë efektive të grave dhe burrave dhe parimin e mosdiskriminimit në bazë të seksit.
Edhe pse Kosova në vitin 2015 ka krijuar kornizën legjislative e cila mbulon çështjen e barazisë gjinore, integritetit gjinor dhe buxhetimit gjinor, megjithatë në de facto ka ende probleme në zbatimin e saj. Sipas raportit të Këshillit të Evropës problemi kryesor është mos zbatimi i këtij ligji si rrjedhojë e mungesës së vullnetit institucional për të vënë në jetë atë. Duke iu referuar LBGJ përfaqësimi gjinor duhet të jetë së paku 50% i të dyja gjinive në organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Përkundër këtij ligji shkalla e përfaqësimit të grave në nivele të larta mbetet shumë e vogël. Sipas studiuesit të çështjeve gjinore Z.Kadri Gashi mos përfshirja me e madhe e vajzave dhe grave në qeverisjen lokale dhe qendrore është shkelje direkte e të drejtave të njeriut.
Në këtë kontekst, nën-përfaqësimi i grave në politikë nuk bënë përjashtim. Në fakt, përfaqësimi i grave në legjislaturën kosovare është I rregulluar me kuotën afirmative
prej 30% e cila si e tillë ka qellim stimulimin e pjesëmarrjes së grave në politikë. Por megjithatë përfaqësimi i grave ka pasur regres.
Përkatësisht në legjislaturën e IV-të përfaqësimi i grave në parlament ishte 32.5%, ndërsa në legjislaturën e tanishme është 30.83%, që rrjedhimisht ka pasur regres për 1.67%.
Sipas të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), në vitin 2017, mesatarja e pjesëmarrjes së gruas në qeverisje në vendet e Bashkimit Evropian ishte 28.8%, e prej të cilës Kosova qëndron shumë larg për shkak të regresit sistematikë të pjesëmarrjes së grave. Në qeverisjen e vitit 2010 kishe 11.1% përfaqësim të gruas, në vitin 2014 ishte 8.7 %, ndërsa qeverisja e tanishme ka në përbërjen e saj vetëm 7.8 % gra. Sipas Z. Gashi pjesëmmarja kaq e vogël e grave në udhëheqje është një pasqyrë mjaft e qartë e ndikimit të rolit të burrave në vendin tonë. Ku patriarkalizmi është ende prezent dhe roli i vajzave dhe grave pavarësisht shumë debateve ende mbetet tabu, pra i nënshtrohet normave të krijuara nga shoqëria.
Vlenë të përmendet se barazia gjinore është e një rëndësie shumë të madhe për vendet të cilat synojn të jenë pjesë e Bashkimit Evropian sepse barazia është thelbi i ndërtimit të një demokracie te plotë. Prandaj me krijimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe me përmbushjen e saj do të jemi më afër Bashkimit Evropian. Në raportet vjetore në menyrë indirekte është theksuar shqetësimi në lidhje me përfaqësimin e grave në jetën publike dhe politike, prandaj shkalla e lartë e grave në qeverisje do të ishte një shembull për vajzat dhe gratë për të arritur në pozita vendimmarrëse. Sipas Z.Gashi pjesëmarrja më e madhe e vajzave dhe grave në politik do të ndikonte në vejdisimin e shoqërisë, promovimin e barazisë gjinore,në zhvillimin ekonomik, ndarjen e përgjegjësive në familje, thyerjen e stereotipave gjinore, si ashtu dhe në pune dhe jetën e përditshme.
Nga kjo pikëpamje, përqindja aktuale e grave në Kosovë është një shembull shumë i trishtuar për këtë, duke treguar se vetëm një numër i vogël i tyre gëzon pozita te nivelit të lartë të vendimmarrjes.
Të tjera
-
Vik timat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar
Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suha...
-
Vdes ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Gjatë ditës së sotme është ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi Lajmin ...
-
Abdixhiku me tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister
Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatd...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë...
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...
-
Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për ...