Pacolli dhe homologu i tij nga EBA, diskutojnë për partneritetin në ekonomi
Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 01 March 2019
Gjatë pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Republikës së Kosovës në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që ka hapur punimet sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, si vend nikoqir i këtij takimi, zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar disa takime me homologë të tij nga shtete të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë ngjarje.
Me këtë rast, numri dy i Qeverisë, Pacolli, fillimisht është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
“Kënaqësi ta takojë mikun tim të mirë, ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, dhe të diskutojë me të mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme, që gëzojnë Kosova dhe Emiratet e Bashkuara. Ne do ta forcojmë partneritetin tonë në ekonomi dhe tregti nëpërmjet projekteve konkrete, që do të jenë të dobishme për të dy vendet tona”, ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli, pas këtij takimi.
Në margjina të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it, ministri i Jashtëm, Pacolli është takuar edhe me homologun e tij nga Somalia, Ahmed Isee Awad, ministrin e jashtëm të Afganistanit, Salahuddin Rabbani, dhe me ministrin e jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu.
Të tjera
-
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkëatdhetarët në Milano
Kryeministri Edi Rama vijon ditën e sotme turin e takimeve me diasporën. P...
-
Policia shqipton mbi 1 mijë 500 qind gjoba në trafik brenda 24 orëve
1572 gjoba trafiku janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipa...
-
Java e ardhshme me diell e me shi në Kosovë
Java që po vjen, në Kosovë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell, por...
-
Gruaja në Gjilan dyshohet se u dhu*ua dhe u grabit nga dy persona të maskuar
Policia ka njoftuar se një nënë me djalin e saj, derisa ishin duke ecur rrugë...
-
Arrestohet një i mitur në Podujevë, keqtrajtoi sek*ualisht të miturën
Një i mitur në Podujevë është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar seksuali...
-
U kap në flagrancë duke kryer vjedhje në market, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi ishte kapur në flagrancë duke kry...
-
Raporti i ICG-së: Normalizimi Kosovë-Serbi kyç për stabilitetin në rajon, prania e NATO-s ende e nevojshme
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, së fundmi ka dalë me nj...
-
Djali ushtron dhu*ë psiqike ndaj nënës në Pejë, arratiset
Një grua ka raportuar në polici se djali i saj ka ushtruar dhunë psiqike ndaj...
-
E go*et vajzën e tij dyvjeçare, arrestohet mitrovicasi
Është arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet se ka godit...
-
Një vit nga betimi i kryetarëve shqiptarë në veri, vlerësime të kundërta për rolin e tyre
Sot janë bërë 1 vit që kur kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Z...
-
Fillon montimi i parkingut te biçikletave publike, kryetari Rama tregon se kur janë gati
Ka kohë që është paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë praktika e të pë...
-
Agjencia France Presse: Në Kosovë ka rënie të popullësisë nga 1.8 në 1.5 milionë banorë
Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popu...