Zogaj tregon arsyen e cila e ka zënë pisk PDK’në e që nuk po mund ta rrëzojë Haradinajn nga pushteti
Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 08 February 2019
Ish-drejtori i ‘FOL’ dhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, thotë se Partia Demokratike e Kosovës do ta rrëzonte menjëherë nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinajn, por sipas tij nuk po e bëjnë një gjë të tillë sepse e dinë që në sondazhet e fundit janë jashtëzakonisht keq.
Sipas Zogajt, Haradinaj e di këtë gjë dhe po e shfrytëzon jashtëzakonisht mirë, duke bërë rezistencë për heqjen e vendimit për taksën, edhe ndaj ndërkombëtarëve edhe ndaj PDK-së së Kadri Veselit.
“Sikur PDK të ishte mirë me sondazhe, 5 minuta nuk do ta linte Ramushin kryeministër pas kësaj rezistence që po i bon për taksën”, thotë Zogaj.
Ai thotë se këtë gjë tashmë e ka kuptuar mirë Haradinaj, i cili po e shfrytëzon sitautën për të luajtur edhe me PDK-në edhe me Thaçin.
“Këtë e ka kuptuar mirë edhe Haradinaj dhe po e luan këtë lojë me mjeshtërinë e PDK-së dhe të Thaçit kundër tyre”, ka përfunduar Petrit Zogaj.
Në një konferencë për media të mbajtur sot nga presidenti, iu kërkuar edhe një herë Haradinajt që të pezullojë vendimin për taksën në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut të Brukselit.
Kërkesë të njëjtë kanë pasur edhe dy ambasadorët e SHBA-së, Kosnett e Scott, të cilët kanë thënë se taksa duhet të pezullohet që palët t’i kthehen dialogut.
Megjithatë kryeministri Haradinaj mbetet i vendosur, se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Vuçiq në anën tjetër, ka thënë se Serbia nuk do t’i kthehet dialogut derisa Kosova të heq taksën.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...