Lajme

Aktakuzë për grabitjen me maska

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 29 November 2018

Prokuroria Themelore në Prizre ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale grabitje.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., si anëtar i grupit të armatosur, me kanosje serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, së bashku me të pandehurit S.M dhe Z.B., tentojnë të përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, më qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme.

Sipas aktakuzës më datën 19 maj të këtij viti rreth orës 22:25 minuta me veturë shkojnë tek shtëpia e të dëmtuarit S.M., në fshatin Gjinoc, komuna e Suharekës, i vendosin maskat në fytyrë dhe duke përdorur armë të shkurta dhe të gjata futen në korridorin e shtëpisë së të dëmtuarit dhe në momentin e ballafaqimit me të dëmtuarin, të njëjtin e kërcënojnë duke ia drejtuar armët, dhe gjatë përleshjes dhe rezistencës së të dëmtuarit shkrepin me armë dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë, në bashkëkryerje e kryejnë veprën penale “Grabitje në tentativë”.

-Advertisement-

Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera