Lajme

Bulliqi: Jemi në pritje të Qeverisë për korrigjimin e marrëveshjes me Malin e Zi

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 19 November 2018

Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka treguar se ky komision ende nuk ka marrë ndonjë detyrë tjetër nga Qeveria për rishikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se janë në pritje të Qeverisë për ta filluar punën e korrigjimit të kësaj marrëveshje.

Sipas Bulliqit, këtë proces duhet ta fillojë Qeveria nëpërmjet rrugëve diplomatike.

-Advertisement-

Ai ka vlerësuar se puna e komisionit vjen në shprehje kur të aranzhohen takimet për çështjet teknike.

“Po presim Qeverinë të na e hapë rrugën që të ulemi të dyja komisionet përgjegjëse për t’u marrë me korrigjimin e vijave kufitare. Deri tash komisioni ka vazhduar punën e kompletimit të të dhënave që janë në favor të Kosovës”, ka thënë Bulliqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera