Kosova ka pak gjasa ta padisë Serbinë për gjenocid, thotë Hasani
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 13 October 2018
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, vlerëson se Kosova ka pak gjasa që ta padisë Serbinë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kjo sepse, sipas tij, fillimisht Kosova nuk është pjesë e Konventës për gjenocid dhe se lufta e Serbisë ndaj Kosovës nuk llogaritet të ketë ndodhur mes dy shteteve, pasi ajo është zhvilluar brenda ish-Jugosllavisë, që ka qenë një shtet.
“Për Kosovën është problem jashtëzakonisht edhe më i vështirë sesa për Bosnjën për ta akuzuar Serbinë për gjenocid, sepse lufta në Kosovë është zhvilluar brenda një shteti që ndërkombëtarisht është quajtur Serbi dhe Mali i Zi ose Federata e Millosheviçit që është krijuar më 1992 dhe territori i Kosovës deri në ditën kur e kemi shpallur pavarësinë është konsideruar pjesë e atij. Unë aty shoh pak gjasa. Kosova nuk është pjesë e Konventës së Gjenocidit. Për tu paditur shteti, duhet të jetë palë në Konventë, Kosova nuk është palë”, thotë Hasani.
Hasani thotë se as Bosnja dhe Hercegovina pas gjithë tragjedisë që ka përjetuar nuk ka arritur të dëshmojë se aty është kryer gjenocid nga Serbia, pasi vlerëson se është çështje jashtëzakonisht teknike definimi i gjenocidit.
“Por, shtetin serb boshnjakët nuk kanë arritur që përkundër gjithë asaj tragjedie për ta dëshmuar, sepse është çështje jashtëzakonisht teknike definimi i gjenocidit dhe përgjegjësia e shtetit për gjenocid në të drejtën ndërkombëtare dhe ‘Padinteri’ e ka thënë që në territorin e Jugosllavisë nuk mund të, përveç gjenocidit si vepër penale që ua kanë veshur funksionarëve e gjeneralëve serbë. Në rastin e ish-Jugosllavisë, ju e dini Bosnja e ka paditur Jugosllavinë për gjenocid dhe ka humbur. Ajo e ka fituar për Srebrenicë sepse është përgjegjësi penale individuale”, thotë tutje ai.
Sipas tij, përgjegjësia e shteteve është problematike, ngase krijimi i tyre është bërë nga shpërbërja e një tërësie, prandaj edhe është e vështirë që të kërkohet përgjegjësi, raporton EO.
“Sa i përket përgjegjësisë së shteteve që janë krijuar nuk mund të bëhet sepse këto shtete janë krijuar si rezultat i luftës së brendshme civile, brenda Jugosllavisë. Jugosllavia duke u shpërbërë janë krijuar shtetet tjera. Kështu që përgjegjësia e shtetit është problematike për secilin, jo vetëm për serbët, por edhe për kroatët. Fundja, çfarë ka bërë Millosheviçi, në momentin që është ndezur lufta në Bosnje, ai e ka tërhequr ushtrinë e tij. Në momentin që Bosnja është njohur ndërkombëtarisht si shtet, e ka ditur që ka përgjegjësi ndërkombëtare si shtet, i ka tërhequr dhe u ka dhënë lekë, teknikë ushtarake dhe u ka thënë rregulloni uniformat dhe ushtrinë e juaj dhe mbajeni përgjegjësinë vet për veprimet atje. Me këtë ai e ka larguar Serbinë nga përgjegjësia si shtet”, përfundon Hasani.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...