Lajme

Mbi 800 euro antifriz për “autobusët e Shpendit”

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 12 October 2018

Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban”, po bëhet gati për dimër. Në mënyrë që të mos ngrijnë autobusët në rrugë, ky institucion tashmë ka blerë 860 euro antifriz për autobusët e të gjitha linjave në kryeqytet.

Kështu dëshmojnë të dhënat e publikuara në Komisionin Rregullaor të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, Trafiku Urban antifrizin do ta blejë nga kompani “Ballkan Petrol” nga komuna e Ferizajt.

-Advertisement-

Në garë për këtë tender, sic raporton Gazeta inFokus, ishin tri kompani, ndërsa oferta më e lirë del të ketë qenë 860 euro për sasinë e kërkuar nga Trafiku Urban./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera