Vendim i KG-së për ankesën e FC Prishtina
Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 18 September 2018
Komisioni i Garave në mbledhjen e vetë të mbajtur më datë 18.09.2018 në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të IPKO Superligës të javës së 5-të ndërmjet FC Prishtina – KF Ferizaj, konstatoi se FC Prishtina ka ushtruar ankesë në parregullsinë e kësaj ndeshje për shkak të paraqitjes së lojtarit të KF Ferizaj, pa të drejt loje, andaj në pajtueshmëri të nenit 59 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 69 të Rregullores së Garave nxori këtë:
VENDIM
Refuzohet si e pabazuar ankesa e FC Prishtina dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë në ndeshjen FC Prishtina – KF Ferizaj (0:0).
ARSYETIM
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së javës së 5-të IPKO Superliga ndërmjet FC Prishtina – KF Ferizaj, konstatoi se FC Prishtina ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF Ferizaj, Mentor Mazrekaj me nr licencë 5 dhe nr Id 000615M89 për shkak se i njëjti ka kontratë me FC Prishtinën deri më 31.08.2019 pas administrimit të të gjitha shkresave dhe pretendimeve ankimore të FC Prishtina u konstatua si vijon:
Se FC Prishtina ka ushtruar ankesë me 17.09.2018 dhe e protokolluar me nr 339/1 ankesa është e afatshme, e lejuar dhe e parashtruar nga personi i autorizuar.
Ankesës i bashkëngjitet kontrata e lidhur ndërmjet FC Prishtina Shpk dhe lojtarit Mentor Mazrekaj, por e njëjta kontratë nuk është e vërtetuar në librin amë të kontratave të FFK-së dhe bazuar në dokumentacionin për regjistrimin e lojtarëve konform nenit 11 paragrafi 1, kemi aplikimin e lojtarit profesionist me nr kontrate 986 të datës 16.08.2017, e cila kontratë është e vërtetuar në librin amë të regjistrimeve të kontratave të FFK-së me afat të përfundimit-skadimit 31.08.2018 dhe e cila ka qenë e deponuar edhe në sistemin FIFA Connect dhe lidhur me nenin 11 paragrafi 2/B pika 6 pra kjo kontratë ka vlefshmëri të plotë juridike.
Në bazë të nenit 59 kontrata profesionale duhet të jetë e nënshkruar nga lojtari, zyrtari i autorizuar i klubit si dhe zyrtari i FFK-së, kurse kontrata e bashkangjitur në ankesën e FC Prishtina nuk është e deponuar në FFK dhe nuk është e paraqitur në FIFA Connect dhe si e tillë nuk është e bazuar në dispozitat e rregullores mbi regjistrimin, statusin dhe transferin e lojtarëve dhe si e tillë ankesa refuzohet si pabazuar.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi
Këshilla juridike
Pala e pakënaqur ka afat ankese brenda 8 ditëve nga dita e pranimit të vendimit organit të shkallës së dytë (Komisionit për Ankesa) sipas procedurës së paraparë me propozicione dhe rregullore të FFK-së. Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, më datë 18.09.2018.
Të tjera
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...
-
Aksident mes dy veturave me targa të Kosovës në Milot
Dy automjete me targa të Kosovës janë aksidentuar të martën në Milot. Aksi...
-
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e ...