KMDLNJ: Publikimi i listave me veteranë mashtrues por edhe të vërtetë
Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 18 Shtator 2018
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar kundër listave të publikuara, të veteraneve të rrejshëm.
Sipas KMDLNJ-së, ky veprim nga ana e Prokurorisë është një shkelje flagrante që bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut.
“Publikimi i listave të veteranëve që dyshohen të jenë mashtrues, ,e të gjitha të dhënat personale, pa një vendim të gjykatës kompetente, përveç se paraqet shkelje të rëndë të Ligjit për ruajtjen e të dhënave personale, në të njëjtën kohë paraqet shkelje flagrante të drejtave të njeriut i cili është i dënueshëm me të gjitha ligjet dhe dokumentet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkombëtare dhe kombëtare”, thuhet në reagim.
Sipas KMDLNJ për më keq, në këto lista , tash të zgjeruara ka emra, kontributi i të cilëve nuk mund të kontestohet me asgjë në luftën e fundit në Kosovë. Linçimi dhe degradimi publik i kontribuuesve të pamohueshëm në luftën çlirimtare është bërë nga ata që me ligj dhe në zbatim të ligjit janë të detyruar t’i mbrojnë këto të drejta dhe thirrja e tyre që të lajmërohen në prokurori a gjykatë për t’i përmirësuar këto “gabime” që shkaktuan reagime të shumta plotësisht të drejta dhe të arsyeshme nga kontribuesit e vërtetë apo veteranë të vërtetë të luftës çlirimtare dhe të cilët, me qëllim apo pa qëllim u barazuan me veteranët mashtrues. “Këto lista të paverifikuara, të sajuara shkel e shko dhe pa vendim të gjykatës që do ta vërtetonin gjendjen faktike ngritën tensione të shumta në Kosovë sikur që krijuan situata që e rrezikojnë jetën dhe të prokurorisë dhe gjyqësorit ashtu edhe të atyre që janë në lista”, thuhet në reagim.
Pa e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e atyre që janë në lista apo atyre që janë akuzuar sepse përgjegjës për këtë është gjykata kompetente, KMDLNj kërkon që të bëhen hetime sesi u bënë publike këto lista, kush ua dha medieve këto lista dhe pas kësaj të caktohet përgjegjësia konkrete dhe penale e këtyre që kontribuuan në linçimin publik dhe tensionimin e situatës.
KMDLNj kërkon të vazhdojë procedura gjyqësore ndaj atyre që kanë përfituar kundërligjshëm nga statusi i veteranëve mashtrues si dhe ndaj atyre që ua kanë mundësuar këtë veprim, pa ndërhyrje politike dhe pa ndërhyrje të grupeve tjera të interesit. KMDLNj është kundër faljes për veteranët mashtrues dhe nëse gjykata kompetente e vërteton fajësinë e tyre, ata duhet të dënohen në përputhje me ligjin sikur që duhet të detyrohen t’i kthejnë mjetet që i kanë përvetësuar në saje të mashtrimit. Në këtë rast, në asnjë mënyrë nuk do të duhej të kalojnë të pandëshkuar ata që i futën në lista veteranët vërtetë të UÇK – së sikur edhe ata që i dorëzuan listat medieve elektronike e që e shkaktuan tërë këtë rrëmujë që ka tendencë destabilizimi të situatës. Nëse prokuroria dhe gjyqësori kërkojnë pavarësi dhe mosndërhyrje të politikës atëherë edhe ata duhet ta respektojnë ligjin e që në rastin e veteranëve nuk e kanë bërë punën si duhet, sidomos në rrjedhje të listave dhe ridizajnim të këtyre luftave dhe dikush në mesin e këtyre dy institucioneve duhet të jep përgjegjësi! KMDLNj fton të gjitha palët të përmbahen nga fjalori i dhunshëm, të mos e tensionojnë edhe më shumë situatën, të mos fyejnë familje dhe familjarë dhe të drejtën e tyre ta kërkojnë duke respektuar ligjet në fuqi.

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
































