Lajme

Agim Bahtiri kundër Behgjet Pacollit, Shqiperia nuk ka çka flet për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 14 September 2018

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka quajtur të gabuar deklaraten e bërë nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cila ka kërkuar nga Shqiperia që të marrë pjesë në bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit.

Bahtiri ka bërë të ditur se të njejtin qëndrim, si të Pacollit  e ka edhe Serbia, që mosmarrëveshjen që e ka me shtetin kosovar t`a zgjidh me Shqipërine, njofton Gazeta inFokus.

“Ky është një pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë, duke i dëmtuar dhe defaktorizuar institucionet e Kosovës”, tha Bahtiri

-Advertisement-

Ai tutje shtoi se Kosova tashme është e pavarur dhe asnjë shtet nuk ka arsye të flasë në vend të saj.

“Asnjë shtet nuk mund të flet në emër të Kosovës, madje as Shqipëria, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, tha ai.\GazetainFokus\

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera