Çohu: Financimi i partive politike, proces i pakontrolluar
Autori: Gazeta inFokus
12:47 | 12 Shtator 2018
Organizata Çohu sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar videografin mbi financimin e partive politike dhe ka folur mbi krijimin e raporteve klienteliste mes bizneseve dhe partive politike.
Mënyra e financimit të partive politike në Kosovë që nga krijimi i institucioneve, sipas Çohu është përcjellur me probleme dhe defekte të shumta, të cilat kanë bërë që ky proces të mbetet i pakontrolluar dhe menaxhuar siç duhet.
Financimi edhe pse i rregulluar me ligjin e vitit 2010, dhe i ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2012 dhe 2013, tregon shumë probleme dhe zbrazëtira juridike që po e bëjnë këtë ligj të paimplementueshëm dhe të pasuksesshëm në rregullimin e financimit të partive politike. Duke pasur parasysh që në këtë kohë janë duke u diskutuar ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike, Çohu! adresoi problemet ekzistuese lidhur me këtë proces.
“Pavarësisht se struktura ligjore përcakton një model të caktuar të financimit, njeh kategoritë e mundshme të financimit dhe përcakton edhe masa disiplinore kundrejt mungesës së transparencës, Ligji për Financimin e Subjekteve Politike mbetet ndër ligjet më të pazbatuara në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e Çohu.
Videografi i publikuar sot nga organizata Çohu! paraqet në mënyrë vizuale raportet klienteliste që kanë lindur si pasojë e moskontrollimit të financave të partive politike.
Përmes këtij videografi janë publikuar shumat e mjeteve financiare që secila parti politike ka pranuar nga biznese të ndryshme, si dhe numrin dhe vlerën totale e tenderëve që këto biznese i kanë marrë përmes procedurave të prokurimit publik.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...


































