Lajme

Mësimdhënësit paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 08 September 2018

Përfaqësues të SBASHK-ut po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar kthimin në rishqyrtim të ligjit të Paga.

Në protestë u bë e ditur se do të ndërmarrën edhe masa të tjera deri në plotësimin e kërkesës së tyre, shkruan gazeta inFokus

“Do të organizojmë protesta të tjera dhe grevë të përgjithshme nëse nuk përmbushën kërkesat tona”, kanë thënë përfaqësues të SBASHK-ut.

-Advertisement-

Protestuesit kanë bërë të ditur gjithashtu se kryeministrit do t’i dorëzohen kërkesat e tyre.

“Kërkesat tona për tërheqje të ligjit të pagave dhe ngritje të koeficientit të paraparë për 30% do t’i dorëzohen edhe kryeministrit Haradinaj”, kanë thënë përfaqësuesit e mësimdhënësve.

Këtë protestë e ka përkrahur edhe BSPK./inFokus

Lexo edhe: Fillon protesta e mësimdhënësve (Foto/Video)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera