Lajme

Fillon protesta e mësimdhënësve (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 08 September 2018

Ka filluar protesta e mësimdhënëseve kosovarë.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po proteston sot në kryeqytet, shkruan gazeta inFokus.

Kjo protestë është organizuar për të kërkuar korrigjimin e Ligjit për Paga.

-Advertisement-

Punëtorët e sistemit arsimor do të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglistën e Ligjit për paga.

“Duam vend meritor në ligjin e pagave” është moto e kësaj proteste.

Protestuesit kanë kërkuar që të kthehet në rishqyrtim ligji i pagave pasi sipas tyre ai u jep më shumë përparësi infermierëve.

Edhe BSPK ka përkrahur këtë protestë ndërsa ka kërkuar nga Qeveria të ndërmerr masa që sa më shpejtë t’i përmirësojë këto lëshime./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera