Lajme

Qalaj: Do ta rris transparencën dhe integritetin në polici

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 07 September 2018

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka treguar për objektivat e mandatit të tij në krye të këtij institucioni.

Ai ka thënë se një nga objektivat kryesore do të jetë rritja e transparencës në polici në të gjitha fushat.

Qalaj është zotuar se do të punojë edhe për rritjen e integritetit të policisë. Sipas tij, ky institucion ka nevojë për reformë të strukturës organizative, reformim të administratës dhe decentralizim të personelit.

-Advertisement-

Qalaj ka bërë me dije se sfidë mbeten sigurimi shëndetësor për zyrtarët policorë dhe mosha mjaft e vjetër e
policëve.

Për të dyja këto sfida ai pret ndihmën e Qeverisë. Duke folur për anëtarësimin në Interpol, ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që të bëhen pjesë e këtij institucioni.

Qalaj në këtë intervistë ka folur edhe për akuzat që janë bërë nga opozita për emërimin e tij në këtë pozitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera