Lajme

Ndahen 100 mijë euro për institutin ‘Atom’

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 03 Shtator 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për ndarjen e 100 mijë eurove për institutin ‘Atom’.

Ky institut  merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme.

Ai  është bërë anëtar i Rrjetit Evropian për Përkrahjen e Talenteve me certifikim nga Këshilli Evropian për Aftësim të Lartë.

-Advertisement-

Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare u mor në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar më herët për problemet me të cilat përballet ky institute dhe për ankesat e tyre për mos përkrahje financiare.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy