Thaçi: Kosova nuk do të ndahet
Autori: Gazeta inFokus
19:06 | 26 Gusht 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohje reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve.
Ai në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, tha se ideja për korrigjimin e kufijve me Serbinë deri më tani nuk ka qenë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
“Çdo marrëveshje ka kuptim vetëm kur bëhet fjalë për njohjen dypalëshe dhe Kosova bëhet anëtare e plotë e bashkësisë ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara”, tha Thaçi.
Kreu i vendit tonë tha se ideja për korrigjimin e kufijve është e tij dhe se ideja për përfshirjen e Luginës së Preshevës po ashtu është e tij, dhe se nuk ka qenë subjekt i bisedimeve me Vuçiq.
“Por ne do të flasim për këtë. Unë dua të veproj në mënyrë racionale. Ka dallime të mëdha, por e vetmja rrugë është të vazhdosh dialogun. Pa një marrëveshje, ne pengojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt BE-së”u shpreh Thaçi.
I pyetur se çfarë pret nga paraqitja e presidentit serb në veri të Kosovës, vizitë kjo e paralajmëruar për 8-9 shtator, presidenti Thaçi tha se Kosova nuk do të ndahet dhe se nuk do të ketë shkëmbim territoresh
“Kosova do të ruajë frymën multietnike. Por ne duhet të punojmë për të zgjidhur armiqësitë që kanë ekzistuar për 200 vjet. Ne nuk duhet të jemi peng të kufijve të vendosur gjatë Jugosllavisë së Titos. Jugosllavia nuk ekziston më. Kosova ka marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët e saj, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Prandaj, askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga një marrëveshje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...






























