Lajme

Ahmeti viziton myftiun Tërnava

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 21 August 2018

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sikurse liderët tjerë, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se me myftiun Naim Tërnava kanë biseduar për dhunën familjare.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

-Advertisement-

Në ditën e Kurban Bajramit bashkë me anëtarën e Kryesisë, Gurjeta Zeka dhe nënkryetarët Dukagjin Gorani dhe Qëndron Kastrati vizituam Bashkësinë Islame.

Uruam Bashkësinë Islame dhe gjithë qytetarët e besimit muslimanë në Kosovë për festë duke ritheksuar porositë e Bajramit për solidaritet e barazi.

Diskutuam me Myftiun Tërnava sot edhe për porosinë e sotme që kishte dhënë për dhunën familjare ndaj vajzave dhe grave dhe pabarazinë në shoqërinë tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera