2 vjeçari shtrohet në spital pasi u rrah nga babai
Autori: Gazeta inFokus
09:23 | 11 Gusht 2018
Me gjysmë vetëdije dhe lëndime trupore të shumta një fëmijë dyvjeçar është shtruar mbrëmë në klinikën kirurgjike për fëmijë. Ai, tre fëmijët e tjerë dhe nëna e tij, ishin viktimatëdhunës nga babai i tyre, i cili ndodhej në gjendje të alkoolizuar.
“Në të vëreheshin disa lëndime traumatiketë tipit të hematomave.
Gjatë pranimit janë kryer të gjitha analizat, incizimi i kokës, gjoksit dhe barkut dhe për fat të mirë fëmija nuk ka pësuar lëndime më serioze traumatike.
Analizat laboratorike kanë treguar se nuk ka gjakderdhje, por shenjat e dhunës fizike janë të dukshme, që tregon se fëmija në të vërtetë ka pësuar shumë stres dhe dhimbje të madhe“ deklaroi mjeku Vladimir Çedikovski.
Dyvjeçari është në gjendje stabile dhe pritet që të lirohet për mjekim shtëpiak. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për punë të brendshme Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, dorëzoi kallëzim penal kundër 47 vjeçarit F.S. nën dyshimin se ka kryer dhunë familjare dhe ka shkaktuar lëndime trupore pjestarëve të familjes.
“Derisa bashkëshortja e tij ka qenë në punë, F.S. fizikisht e ka sulmuar fëmijën dyvjeçar, pas çka është alivanosur. Rreth orës 18:30 Gj.S. ka ardhur nga puna dhe i ka gjetur katër fëmijët e saj të miturtë mbyllur në dhomë. Në momentin kur biri i saj i madh (9 vjeç) e ka hapur derën, i denoncuari F.S. fizikisht e ka sulmuar Gj.S. Ajo ka arritur të ikë në dhomën tek fëmijët, të cilët i kanë treguar se babai i tyre i ka rrahur të gjithë, ndërsa më së shumti vëllain më të vogël” njoftuan nga MPB-ja.
Nga atje njoftuan se kanë reaguar edhe nga Qendra Sociale, të cilët fëmijët dhe nënën i kanë vendosur në qendrën për viktima të dhunës familjare.
Nga atje njoftojnë se rasti i njëjtë kishte ndodhur në muajin mars, kur nëna dhe fëmijët u larguan nga qendra me kërkesë të nënës, e cila kishte deklaruar se është pajtuar me burrin. “Babait i është përcaktuar masa e paraburgimit prej 8 ditësh. 3 fëmijët e tjerë, që dje u vendosën në një familje përkujdesëse, do të kthehen tek nëna e tyre dhe të gjithë do të përkujdesen në Qendrën për viktima të dhunës familjare” njoftuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Rastet e dhunës familjare, sidomos ndaj fëmijëve kohëve të fundit janë në rritje.
Siç njoftuan nga qendra klinike universitare Nënë Tereza, viteve të fundit, e sidomos muajve të fundit, numri i fëmijëve të sjellë në këtë qendër, si pasojë e dhunës familjare është shqetësues. Nga atje njoftojnë se edhe fëmija 14 muajsh që para një muaji i hospitalizua me lëndime të rënda trupore është në gjendje të mirë dhe këto ditë më në fund pritet të lirohet nga spitali. Ende nuk është gjetur shkaktuesi i lëndimeve të fëmiut.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...





























