Revolucioni digjital
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 06 July 2018
Sistemi bankar në Kosovë është zhvilluar bashkë me shtetin e Kosovës. Pas lufte, është dashur të fillohet nga e para në konsolidimin e sistemit bankar. Për të filluar sistemin bankar, në atë kohë misioni ndërkombëtar i UNMIK-ut është dashur të krijojë infrastrukturën ligjore, e cila ka të bëjë me Rregulloret që kishin fuqinë e ligjeve si dhe rregullat.
Pas funksionalizimit të infrastrukturës ligjorë u themeluar edhe Autoriteti i cili në arë kohë njihej si BPK apo Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës.
Ky Autoritet filloi licencimin e bankave të para komerciale. Misioni primar i këtyre bankave ishte të pranonin depozita në njërën anë dhe në anën tjetër të jepnin kredi të ndryshme. I tërë ky aktivitet mbulohej përmes kontakteve direkte në mes klientëve dhe bankës. Për depozitim duhej të jesh prezent në bankë, gjithashtu edhe për kredi, apo për pagesa të ndryshme duhej të ishe prezent në bankë. Kjo mënyre e funksionimit të sistemit bankar në Kosovë shkaktonte tollovi të mëdha në radhë për të marrë shërbimet e nevojshme.
Bankat komerciale për të ofruar shërbimet e tilla me qëllim të eliminimit të këtyre fenomeneve rrisnin numrin e punëtorëve e sidomos në ato aktivitete të cilat kishin kontakt direkt me klientelën. Përveç shtimit të numrit të punëtorëve, apo edhe pikave, bankat komerciale ishin përkushtuar që të investonin ne risitë e teknologjisë me qëllim të përcillnin trendët ne këtë sektor. Sistemin tonë, shumë e ka ndihmuar edhe prezenca e shumë aktorëve në nivel ndërkombëtar, ku kanë sjellë tërë teknologjinë dhe risitë ne këtë sektor.
Sot pas një periudhe 19 vjeçare mund të konstatojmë që sistemi bankar është në hap me kohën dhe të gjitha trendët në ofrimin e shërbimeve bankare përmes inovacioneve të ndryshme, të cilat edhe njihen si FINTECH.
Fintech-u ka të bëje me të gjitha inovacionet në financa përmes teknologjisë. Në çfarë mënyre ofron shërbime tek ne nga sektori bankar. Fillimisht shumë shërbime dhe transaksione mund të kryhen përmes e-bankingut, tablet apo mobil të cilët përdorin internetin, si përcjellja e llogarisë për të gjitha transaksionet, pagesat e ndryshme si ato individuale apo të biznesit, pa pasur nevojë të jesh prezent në radhë si më parë.
Gjithashtu një gjë të tillë na ofron edhe M-Bankingut, ku përmes telefonit mund t’i bësh të gjitha aktivitetet sikur të ishe në bankë. Një tjetër risi është edhe ATM (bankomati), ku klienti mund të bëjë tërheqje të parave nga llogaria e tij 24/7, ndërsa viteve të fundit edhe depozitimin mund ta bëje në çdo kohë sipas interes të klientit.
Kemi edhe pagesa të ndryshme përmes POS-ave (terminalet e pagesave). Qasja në shërbimet e këtyre bankave mundësohet përmes aktualisht 238 degëve dhe nëndegëve, 522 ATM-ve dhe 10,589 POS dhe 226,576 llogarive e-banking.
Përmes këtyre shifrave shohim që klientela çdo ditë e më shumë po largohet nga kontakti direkt me bankën.
Në bazë të statistikave shohim që Kosova qëndron mirë me ofrimin e shërbimeve bashkëkohore sikur vendet në rajon. Kjo ka ndikuar që Kosova të ketë këtë performancë për shkak të strukturës së pronësisë së bankave, ku nga 10 banka komerciale 8 nga to vijnë nga vende të ndryshme të botës. Ku qëndron Kosova në relacion me rajonin në përdorimin e këtyre aplikacioneve dhe inovacioneve financiare dhe bankare. Sa i përket shtrirjes dhe dendësisë së rrjetit bankar, duke nënkuptuar bankomatët, terminalet POS, si edhe përdorimin e e-bankingut, Kosova nuk qëndron keq në krahasim me vendet e rajonit dhe në përgjithësi me ato të Evropës Juglindore dhe Qendrore. Kjo më shumë vërehet nëse krahasimi bëhet për numrin aparateve, kartelave dhe të llogarive e-banking për kokë banori, apo për një kilometër katrorë. Megjithatë, janë disa faktorë që edhe këtu kanë ndikim, si sipërfaqja, densiteti, shkalla e zhvillimit ekonomik, si edhe numri e vlera e transaksioneve bankare.
Në mesin e dymbëdhjetë vendeve (Kosova, Shqipëria, Çekia, Turqia, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Hungaria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Maqedonia), Kosova ka sipërfaqen më të vogël, kurse me popullatë ia kalon vetëm Malit të Zi.
Mirëpo, ka densitetin më të lartë. Karakteristikë e veçantë e vendeve të Ballkanit është rritja shumë e shpejtë si e ATM-ve, POS terminaleve dhe e llogarive e-banking.
Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të faktit se këto vende vonë kanë filluar me modernizimin rrjetit të tyre dhe të mekanizmave për transaksione bankare. Këtu duhet veçuar Kosovën, e cila krijimin institucioneve bankare, rrjetit dhe të mekanizmave për transaksione e nisi para 16 vitesh.
Kur kemi parasysh këtë një periudhë kaq të shkurtër, atëherë duhet thënë se të arriturat në këtë fushë janë mjaft të mëdha.
(AUTORI, prof. Dr. Ibish Mazreku ËSHTË PROREKTOR NË UNIVERSITETIN PUBLIK “HAXHI ZEKA” NË PEJË)
Të tjera
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...