Avni Jashari zgjedhet kryetar i Vetëvendosjes në Lipjan
Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 01 July 2018
Avni Jashari është zgjedhur kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.
Sot atje është zhvilluar procesi i brendshëm zgjedhor, prej nga ku Jashari ka marrë besimin për ta drejtuar këtë degë, njofton Klan Kosova.
Derisa është shprehur i lumtur për detyrën e marrë, Jashari ka bërë me dije se Lipjanin e presin ndryshime pozitive.
“Të dashur aktivist, anëtarë e simpatizant të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Tashmë që edhe zyrtarisht përfundoi numërimi i votave në zgjedhjet e brendshme, ndjehem i vlerësuar që nga sot do të jem kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, ju siguroj se nuk do të jem thjesht një kryetar i zakonshëm, por do përpiqem të çoj gjithnjë zërin për çdo problem që e shqetëson qytetarin e Lipjanit”, ka shkruar Jashari në Facebook.
“Ndjehem shumë i lumtur që në këto ditë njoha e po njoh njerëz të mrekullueshëm e punëtorë të pa epur brenda Lëvizjes VETËVËNDOSJE! në Lipjan e më gjerë, bëra shumë miq dhe bashkëpunëtorë që ndoshta në rrethana të tjera nuk do t`i nihja”.
“Ndryshimet pozitive po e presin komunën tonë, e ato ndryshime vijnë sa herë jemi të bashkuar rreth një ideali dhe rreth një statuti të mirëfilltë siç e ka Lëvizja jonë”.
Ai ka thënë se lista me falënderime është e gjatë, por që ka shprehur mirënjohje ndaj secilit aktivist dhe anëtarë që e ka mbështetur.
“Ka qenë një muaj shumë i ngarkuar dhe intensiv, e ndoshta nuk kam patur kohë t’u përgjigjem të gjitha mesazheve tuaja. Por besoj më keni mirëkuptuar. Ndjej se duhet të bëj një falënderim të veçantë për liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Albin Kurti, i cili njëherit është edhe personifikimi i politikanit të pakorruptuar në vend dhe rajon, atdhedashës e i përkushtuar, po aq sa i thellë intelektualisht”.
“Këtej e tutje është koha që ta tregoj me punë besimin që ma dhanë aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Lipjanit”.
“Edhe njëherë faleminderit e na prift e mbara!”.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...