Lajme

QKUK mbetet pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 20 Qershor 2018

Dy gypa kanë shpërthyer në qytetin e Prishtinës gjatë ditë së sotme, njëri në rrugën Enver Maloku dhe tjetri në afërsi të  ish ndërtesës së Rilindjes.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë që ekipet kompetente janë duke bërë çmos për sanimin e defekteve.

Kurse, si pasojë e tyre do të mbesin pa ujë të pijshëm pothuajse gjysma e Prishtinës dhe gjithashtu Qendra Klinike Universitare (QKUK). Lagjet që do të mbesin pa ujë janë “Bregu i Diellit”, “Dodona”, “Tasligje”, “Muhaxhirët” dhe një zonë rreth Rilindjes.

-Advertisement-

Për ta furnizuar QKUK-në me ujë, Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka menduar një alternativë tjetër. Ata do të dërgojnë cisterna me ujë për përdorim deri sa të sanohet problemet.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy