Lajme

Apostolova qorton anëtarët e kabinetit qeveritar

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 13 June 2018

Qortimit të shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë i janë nënshtruar të martën anëtarët e kabinetit qeveritar, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e Qeverisë Nataliya Apostolova ishte mysafire dhe bëri shumë kritika për mospunë.

Ajo veçmas ka folur për Agjendën e Reformave Evropiane (ERA), dokument ky i dakorduar me BE-në, nëpërmjet të cilit synohej t’u jepej prioritet disa prej fushave më sfiduese që përmban Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA). Veprimet që ERA i parashihte të përmbusheshin në 2017-n janë bartur në 2018-n. Ndërkombëtarët janë të pakënaqur me dinamikën që po e shohin këtë vit në Qeveri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera