Hoti: Duhet unifikim i faktorit politik për dialogun
Autori: Gazeta inFokus
17:29 | 03 Qershor 2018
Emri i Hashim Thaçit si udhëheqës i fazës finale të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngjallur reagime të shumta në skenën politike në vend. Njëra prej partive e cila bashkë qeverisë me PDK-në, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt është shprehur hapur kundër, ndërsa pozicionimi i LDK-së për këtë çështje do të dihet vetëm nesër kur do të votohet në Kuvend platforma e propozuar nga Qeveria, në bazë të të cilës Thaçi do të udhëheq bisedimet me Serbinë.
Lidhur me këtë çështje, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, në një prononcim për Periskopin, ka thënë se duhet të ketë një unifikim të plotë edhe të partive politike të cilat përfaqësojnë qytetarët në Kuvend, por gjithashtu edhe të shoqërisë civile madje edhe te komunitetit fetar.
“Ne jemi në një çështje shumë të ndjeshme të politikës në përgjithësi, kur ajo duhet të jetë e unifikuar më shumë se kurrë, dhe duhet të ketë një qëndrim të vetëm sa i përket Serbisë dhe dialogut.Përmbyllja e bisedimeve me Serbinë, në kuptimin formal, aktualisht i jep kompetencë presidentit, që ta kryej mandatin për të cilin e kanë votuar edhe një pjesë e opozitës. Me Serbinë jo vetëm partitë që janë brenda parlamentit duhet ta kenë një qëndrim, por mendoj që edhe partitë që nuk janë të përfaqësuara në parlament duhet ta kenë qëndrimin e njëjtë, shoqëria civile, dhe gjithashtu edhe komuniteti fetar. Një normalizim me Serbinë, duhet ta ketë fjalën e fundit të popullit të Kosovës në përgjithësi. Dhe kjo është çështje shumë e rëndësishme”, ka thënë Hoti për Periskopin.
Megjithatë sipas tij, fjala e fundit do të thuhet nesër në Kuvend.
“Në anën tjetër është aspekti tjetër i ndryshimeve skematike politike të cilat kërkojnë dhe imponojnë edhe rol tjetër në atë se kush do të jetë dhe si do të jetë. Mirëpo për pjesën e dytë që po flas, kjo çështje do të dihet pas një votimi në parlament, dhe aty me automatizëm përcaktohet se kush është ky institucion dhe përfaqësuesi i atij institucioni përkatës, nëse është legjitim apo jo”, ka thënë ai.
Hoti thotë se duhet mësuar që t’i besohet dikujt, dhe në bisedime të mos shkojnë dhjetëra njerëz.
“Uroj që ne si klasë politike dhe të tjerët, ata ku janë që në përgjithësi ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Më në fund në duhet të mësohemi t’i besojmë dikujt, dhe mos t’i dërgojmë atje dhjetëra njerëz , por ne mund t’i besojmë dikujt, dhe ai ‘dikujt’, duhet ta krijojë një mekanizëm kontrollues për atë se çfarë bën dhe për atë çfarë nënshkruan, dhe për atë se çfarë nënshkruan”, ka deklaruar Hoti
pyetur nga Periskopi, nëse pret që edhe LDK-ja t’ia jap besimin Thaçit nesër në Kuvend për të udhëhequr fazën finale të dialogut me Serbinë, Hoti ka thënë që LDK-ja gjithmonë ka qenë parti konstruktive në çështjet jetike për vendin, dhe edhe nesër nuk pret që të tregohet ndryshe.
‘Besoj që LDK-ja do të marr qëndrimin e saj konstruktiv. Lidhja Demokratike e Kosovës historikisht ka pasur qëndrime konstruktive në proceset kapitale të vendit, dhe nuk pres që ajo të ketë ndonjë ndryshim. Unë pres që LDK-ja ta mbështesë fjalën unifikuese të Kuvendit të Kosovës dhe popullit të Kosovës”, ka përfunduar Hoti.
Nesër pritet që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për platformën e dialogut me Serbinë, të cilën në legjislativ e ka proceduar qeveria. Sipas kësaj platforme udhëheqës i fazës finale të bisedimeve do të jetë presidenti Thaçi. “Kuvendi i Republikës së Kosovës konfirmon që Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Delegacioni i Kosovës që do të krijohet në koordinimin me të gjithë spektrin politik, në respektim maksimal të unitetit politik në vend, janë të autorizuar të zhvillojnë bisedimet për arritjen e Marrëveshjes ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme”, thuhet në platformën që do të diskutohet nesër në Kuvend.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...

































