LDK deri të hënën vendos për Hashim Thaçin
Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 01 Qershor 2018
Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështes apo jo, Platformën e Qeverisë së Kosovës për fazën e fundit të dialogut me Serbinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në konferencën e përjavshme për media tha se qëndrimi i partisë së tij do të bëhet i ditur para të hënës së javës së ardhshme, kur është caktuar të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosoës, ku në rend të ditës është edhe Platforma për Dialog.
Ai ndau kritika për Platformën e Dialogut me Serbinë, e cila sipas tij është e dobët dhe tregon varfërinë e vizionit politik si dhe mungesën e guximit për tu përballur me Serbinë.
“Në atë platformë duket sikurse ne jemi fajëtor për agresonin e Serbisë. Në si Lidhje Demokratike e Kosovës si opozitë do të kryjmë rolin e gardianit të shtetit”, u shpreh ai.
Hoti, ka refuzuar që LDK të marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë, ani pse thotë të ketë parë vullnet politik tek PDK-ja që t’i bartët ky rol asaj.
“Kryetari i PDK-së ka deklaruar publikisht se është i gatshëm që udhëheqjen e dialogut t’ia dorëzojë LDK-së. Në fakt ky është pranim i dështimit.
Ndryshe nuk mund të veprohet, kur pozita ia drejton opozitës agjendën shtetërore. Ne jemi të gatshëm të marrim përsipër këto procese, por vetëm pasi të marrim mandatin qeverisës”, ka deklaruar ai.
Nga kritikat e shefit të GP të LDK-së nuk ka shpëtuar as Kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas Hotit, kreu i ekzekutivit ka hequr dorë nga udhëheqja e dialogut me Serbinë, “kjo sjellje e tij është e pakutpushme” “Ai vjen nga partia e pestë në Kuvend dhe ai nuk pyetet nga askush për asgjë”, shtoi në fund ai.
Hoti prezantoi edhe disa statistika të cilat sipas tij tregojnë besueshmërinë e vogël të qytetarëve në qeveri dhe presidentin.
“Nga hulumtimet e opinionit del që besimi në institucione kurrë nuk ka qenë më i ulët. 62% besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar. 70% e kanë vlerësuar qeverinë se ka bërë punë të dobët, 24% besojnë në qeveri. Dy problemet kryesore janë papunësia dhe korrupsioni”, tha shefi i deputetëve të LDK-së.
Qeveria e Kosovës para më shumë se një muaji ka miratuar projekt-platformën për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, e cila iu dorëzua presidentit dhe Kuvendit të Kosovës. PDK-ja ka kërkuar që të arrihet një konsensus më i gjerë për dialogun.
Për ta nuk paraqet problem nëse fazës finale do t’i prijë presidenti Hashim Thaçi. Ndryshe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian pritet të vazhdojë në muajin qershor, ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht data e takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...































