Ujësjellësi shkyç 174 konsumatorë për një muaj
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 01 June 2018
Ujësjellësi rajonal ”Prishtina ” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra, por me theks të veçantë në Prishtinë.
Me shkyçje po përballet secili konsumator që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Vetëm në maj 2018 janë realizuar 174 shkyçje individuale, ku 11 prej tyre janë shkyç për shkak të zbulimit të kyçjeve ilegale të tyre nga ana e inspektorëve tanë, 163 janë shkyçje individuale për shkak të mospagesave të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa nga gjithsej 174 shkyçje, 54 prej tyre janë rikyçë, pasi që kanë paguar obligimet e tyre ndaj shërbimeve tona.
Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.
Gatishmëria dhe përkushtimi maksimal i ekipeve të shkyçjes, ka bërë që konsumatorët e deritanishëm borxhlinj, të vetëdijesohen për rëndësinë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Njoftim lidhur me faturimin e konsumatorëve në ndërtesa të banimit kolektiv në rastet me ujëmatës të përbashkët!
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ata të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive, në rastet me ujëmatës të përbashkët se, faturimi i ujit të shpenzuar do të bëhet në bazë të Rregullorës Nr.02/2016 mbi Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë dhe atë në bazë të Nenit 37.
Faturimi do të bëhet në këto mënyra:
1. Në ndërtesat e banimit kolektiv në të cilat banojnë dy (2) e më tepër konsumatorë, ku faturimi bëhet në bazë të leximit të konsumuar të ujëmatësit kryesor (të përbashkët), faturimi për ujin e shpenzuar/konsumuar bëhet si vijon.
1.1.Në bazë të leximit të ujëmatësit individual, në ato raste kur ekziston ujëmatësi individual,
1.2.Deri në vendosjen e ujëmatësve individual (sipas paragrafit 2 të këtij Neni), në rastet kur konsumi matet përmes ujëmatësit të përbashkët, apo kur teknikisht nuk është e mundur realizimi i ndarjes së lidhjes në mes të prnave të së njejtës ndërtesë me qëllim të zbatimit të paragrafit 3 të këtij Neni, atëherë konsumimi i përbashkët (sasia e ujit matur me m3) i ndahet secilës pronë (konsumator) në bazë të:
1.2.1. Opsioni i parë: numrit të anëtarëve të bashkësisë familjare, ta dëshmuar përmes ; listës të proceduar nga përfaqësuesi i ndërtesës kolektive, në pajtim me Ligjin për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi. Lista konsiderohet valide kur është e nënshkruar nga të gjithë konsumatorët e ndërtesës së banimit kolektiv. Lista e tillë mund të përditësohet varësisht nga risitë në bazë të kërkesës së konsumatorëve dhe ofruesit të shërbimeve.
1.2.1.1. Përveç kontratës së shërbimit, Ofruesi i shërbimeve me këtë kategori të konsumatorëve duhet të nënshkruaj edhe marrëveshjen e pajtueshmërisë me këtë formë të faturimit.
Në rastet e pamundësisë së zbatimit të këtij pararafi, faturimi do të bëhet sipas paragrafit 1.2.2. të këtij Neni.
1.2.2. Opsioni alternativ: numrit të banorëve të planifikuar për sipërfaqe të pronës ( sipas standardeve të dimensionimit të hapësirës së banimit) dhe në këtë rast ndiqen këto hapa:
1.2.2.1. Përcaktohet numri i banorëve për pronë ( hapësirën banuese) në bazë të m2 të sipërfaqes së pronës. Hapësira e planifikuar sipas standardeve fillon nga 40 m2 për 1(një) banorë dhe shtohet 1 (një) banorë për çdo 12 m2.
1.2.2.2. Përcaktohet numri i përgjithshëm i banorëve për të gjithë objektin;
1.2.2.3. Llogaritet konsumi për 1 banor (m3) ( sasia e ujit të matur (m3) në ujëmatësin e përbashkët ndahet / pjesëtohet për numrin e përgjithshëm të banorëve);
1.2.2.4. Përllogaritja e faturimit bëhet duke marrë për bazë: numri i banorëve për pronë x konsumimi i llogaritur për banorë (m3) x tarifa për kategorinë përkatëse, gjegjësisht konsumatorët shtëpiak ngarkohen me tarifë shëpiake, ndërsa ata komercial dhe industrial me tarifë joshtëpiake.
Në bazë të Rregullorës Nr.02/2016 të ARRU-së iu vëjmë në dijeni se çdo konsumator shtëpiak, komercial e industrial i ujit të pijshëm është i obliguar që deri më datë 20 korrik 2018 të vendosë ujëmatësin individual dhe në pamundësi teknike të vendosjes, duhet përmbajtur paragrafeve të cekura më lartë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...