Mujka: Autoritetet komunale në veri po e mbajnë peng hapjen e urës
Autori: Gazeta inFokus
15:47 | 26 Maj 2018
Ura kryesore në Mitrovicë, ende jashtë funksionit, ani pse punimet për ri-vitalizmin e urës ka kohë që kanë përfunduar. Zyrtaret e Komunës së Mitrovicës Veriore nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje, ndërsa Zyra e BE-së që ka mbikëqyrur këtë proces thotë se punimet janë duke vazhduar.
Punimet në urën kryesore të qytetit të Mitrovicës kanë përfunduar, muaj më parë. Megjithatë ura, nuk është e hapur për qarkullim. Banorët të cilët jetojnë në jug të Mitrovicës , thonë se për të qarkulluar me veturë në anën tjetër të qytetit,ata përdorin rrugët alternative.
‘’Po normal që na pengon se s’po kemi me vetura si me lëviz po duhet rreth e rreth me dale në atë anë. Me siguri politike. Ma ngatë ma mirë mundësi ma e mirë për neve se sa mu sillë në atë anë.’’
‘’Unë edhe kështu ashtu qarkullojë se punoj ne veri, kemi edhe rrugë të tjera alternative p.sh është edhe ajo ura lindore në atë anën tjetër është andej kah Suhodolli po mendoj është ajo pjesa .Por nëse hapet ura kryesore shumë do të ndihmonte edhe në qarkullim të njerëzve sado kudo edhe njerëzit po hekin derisa po vijnë naltë në gjykatë pse me pagu ‘’
Askush në këtë qytet nuk e di se kur mund të hapet ura. Këtë e di vetëm Zoti, shprehet një qytetar serb në veri të Mitrovicës.
“ Nuk e di pse po zgjaten punimet, mua aspak s’po me pëlqen krahasuar me punimet një pjesën jugore apo Vushtrri e Prishtinë. Aktualisht kundërmon erë dhe fëmijët s’mund të lozin . Sërish edhe kjo do të ndërrohet”
Autoritetet komunale në veri, ditëve të fundit po heqin një pjesë të rrugës së shtruar me gurë katror. E gjithë kjo, për tu dukur se punimet nuk kanë përfunduar. Por qytetarët serb thonë se kjo po bëhet për të shpëlarë para.
“Tani përsëri do t’i heqin kockat,dhe do të mbjellin portokaj , krejt kjo është vetëm shpëlarje parash. Në fakt vetëm Zoti e din se çfarë po bëhet, një ditë mund t’i heqin edhe këto, kjo vetëm është shpëlarje parash”
“Nuk e di se çfarë po bëjnë më por kjo është shpërlaje e parave. Çfarë mendoni ju,tani thonë se duan ta mbyllin atë lart, kjo nuk ka kuptim. Shikoni ka filluar nga rruga Knjaz Mihajlo paramendo çfarë budallallëku .Tash thonë se duan ta hapin rrugën atje poshtë drejt Knjaz Mihajlo-s paramendo e krejt kjo për mua është budallallëk”
Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka thotë se autoritet komunale në Mitrovicën veriore po e mbajnë peng hapjen e urës.
Kjo po bëhet më qëllim që të negociohen edhe një herë kufijtë administrativ thotë Mujka.
“Po promovohet një finale e dialogut dhe Rakiqi shpreson ta mbajë peng çështjen e urës që të negocioj edhe një herë kufijtë administrativ. Kufijtë administrativ janë të përcaktuar edhe me pakon e Ahtisarit por edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe dihet 4 fshatra në veri të Mitrovicës i takojnë Komunës jugore. Intenca e Rakiqit dhe e strukturave serbe është që kufirin ta zbresin deri te shtrati i lumit Ibër dhe në një mënyrë të jetë edhe një kufi natyror dhe shumë më i lehtë për tu administruar sipas projektit të ardhshëm të Asociacionit të Komunave Serbe”
Asnjë zyrtarë serb në Komunën Veriore nuk ka qenë i gatshëm të përgjigjet apo edhe për të bashkëpunuar lidhur me këtë çështje.
Kurse zyra e BE-së në Kosovë thotë se “punimet në urë dhe në atë pjesë janë duke vazhduar dhe tani po hyjnë në fazën finale. BE beson se kjo do të përfundoj shpejt”

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...

































