Ministria e Shëndetësisë nuk u jep katër paga specializantëve
Autori: Gazeta inFokus
09:08 | 18 Maj 2018
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mos i paguajë asnjë cent për katër muaj pune specializantët e shëndetësisë, përderisa paga do të marrin vetëm prej muajit aktual (maj), shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se nuk mund të bëjnë pagesa retroaktive prej janarit e deri në prill 2018 me arsyetimin se specializantët e kategorisë C, të cilët e kanë marrë specializimin nga institucionet private shëndetësore, nuk kanë pasur kontrata të nënshkruara, prandaj nuk mund të paguhen në mënyrë retroaktive.
Megjithatë, dikasteri qeveritar që drejtohet nga Uran Ismaili nuk po i paguan me rregull as specializantët e performancës, të cilët kanë kontrata valide të nënshkruara.
Specializantët e performancës, siç i kanë konfirmuar gazetës “Zëri”, deri më tani e kanë marrë pagën e shkurtit të këtij viti, ndonëse pas dy javëve do të duhej t’i merrnin edhe pagat e muajit maj, me ç’rast borxhi i Ministrisë ndaj tyre do të arrijë në tri paga..

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...


































