Lajme

Apostolova: Më mirë të shpenzohet për reformat në arsim, sesa për 80 zëvendësministra

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 03 May 2018

Në administratën publike të Kosovës buxheti më i madh shpenzohet për zëvendësministra. Dëshirojmë që këto para të përdoren për reformë të thellë në arsim e jo vetëm për paga të zëvendësministrave, ka thënë të mërkurën shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, në prezantimin e raportit të rishikimit funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkruan sot Koha Ditore.

Ky raport është hartuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) i mbështetur nga BE-ja dhe përmban disa gjetje për funksionimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Kosova është vendi që ka 80 zëvendësministra. Në administratën publike shpenzojmë buxhetin më të madh për zëvendësministra. Ne dëshirojmë që këto para të përdoren për reformë të thellë në arsim e jo vetëm për paga të zëvendësministrave”, ka theksuar ajo.

-Advertisement-

Sipas saj, Kosova nuk ka ecur përpara në sistemin e arsimit. Sa më shumë që të ketë vonesa në këtë drejtim, ka thënë se do të vonohen edhe ndryshimet në arsim për gjeneratat e reja.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera